Pasdrekën e së enjtes,
më 15 dhjetor 2011, Myftiu Imam Muhamed
Sytari, i shoqëruar edhe nga menaxheri i
pronave, z. Blendi Alushi, ka inspektuar
nga afër varrezën muslimane të fshatit
Paçram.
Siç dihet, ky fshat është në kufirin
e Shkodrës me Lezhën dhe është pjesë e
Myftinisë Shkodër. Ndonëse sot ai
banohet nga banorë të besimit katolik,
gjurmët islame në të janë të dukshme,
edhe nëpërmjet varreve të vjetra që
ndodhen në hapësirën e asaj që njihet si:
“varreza e muslimanëve”.
Pasi ka parë nga afër gjendjen e
mjerueshme të kësaj varreze, ku ende
evidentohen qartas gjurmët e gurëve të
varrit me shenja islame, Myftiu ka
mbajtur shënimet e duhura, për ta
mbrojtur këtë zonë vakëf nga tjetërsimi
dhe ruajtja e varrezës nga çdo ndërhyrje
jashtë etikës së komunikimit me këtë
vend, ku prehen trupat e muslimanëve të
hershëm të këtij fshati.
Myftiu ka evidentuar disa shënime në
gjuhën arabe, nëpërmjet të cilave
dëshmohen emra dhe data të muslimanëve
të kësaj zone.
Nga arkivat dhe dëshmitë e mbledhura,
rezulton se xhamia e fshatit Paçram
është ndërtuar diku nga mesi i shekullit
18 dhe është tjetërsuar në vitin 1967.
|
|
|
|
|