Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 15 dhjetor 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim pune me disa nga imamët e fshatrave të Shkodrës.

Në qendër të vemendjes ka qenë aktiviteti fetar në xhamitë përkatëse, puna me të rinjtë dhe fëmijët, si dhe nxitja për të shtuar kurset fetare dhe frekuentimin e rregullt të tyre. Me këtë rast Myftiu ka vënë theksin se: “Kontributi për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, është investim i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj feje dhe forcimin e identitetit islam në trojet tona, ku jtojmë dhe punojmë!”.
           
Myftiu ka udhëzuar që imamët të mbajnë përgjegjësitë e tyre për ta rritur cilësinë e prezantimit të fesë dhe mësimeve të saj, si dhe të jenë të durueshëm dhe të matur në misionin e tyre, në dritësimin e fakteve dhe argumenteve para besimtarëve.
           
Gjatë takimit, Myftiu ka folur edhe për disa projekte të rëndësishme të Myftinisë Shkodër për ndërtimin e dy xhamive të reja në fshatrat e Shkodrës, si nevojë e besimtarëve dhe një detyrim ndaj vetë fesë islame.
           
Më pas, është diskutuar edhe për disa problematika të aktivitetit fetar në disa prej xhamive, vështirësitë e punës dhe mënyrat për kapërcimin e tyre në harmoni me zhvillimet e reja të Myftinisë Shkodër.


Il. Dizdari

 

 

Myftiu zhvillon një takim pune me imamët e fshatrave - 15 dhjetor 2011

Myftiu zhvillon një takim pune me imamët e fshatrave - 15 dhjetor 2011

Myftiu zhvillon një takim pune me imamët e fshatrave - 15 dhjetor 2011