Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së mërkures, më 30 nëntor 2011, në Myftininë Shkodër ka mbërritur për një vizitë pune nën/kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga, që shoqërohej nga z. Ali Zaimi, kancelar i K.M.Sh, si dhe z. Ylli Gurra, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të K.M.Sh.
           
Gjatë takimit të zhvilluar në Myftininë Shkodër, drejtuesit e lartë të K.M.Sh, janë njohur me një prezantim të vështirësive kryesore me të cilat përballet institucioni i muslimanëve të Shkodrës, sidomos në një ndër çështjet më problematike të dekadave të fundit, atë të kthimit, kompensimit dhe çertifikimit të pronave vakëf. Myftiu ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të K.M.Sh, që të intensifikohen përpjekjet institucionale dhe format legjitime për kërkimin e një të drejte themelore, me të cilën po abuzohet shumë në Shkodër, sidomos nga sistemi gjyqësor dhe përtej tij.
           
Bisedat në këtë takim janë përqendruar edhe te funksionimi i jetës fetare, sidomos në xhamitë qëndrore të qytetit, te zhvillimi i aktiviteteve fetare e kulturore, afrimi i të rinjve, zhvillimi i kurseve fetare në xhamitë e qytetit, aktivitetet për motrat muslimane etj.
           
Pas diskutimeve të shumta, drejtuesit e lartë të K.M.Sh të shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës dhe stafi i administratës, kanë inspektuar në terren disa nga pronat e Myftinisë Shkodër, ku është parë nga afër zhvillimi i vakëfit, si dhe disa nga problematikat e tij, kryesisht në Zdralej. Aty, është inspektuar Qendra Tregtare e Myftinisë, ku shumë shpejt do të zhvillohet edhe ceremonia e inaugurimit për fillimin e funksionimit normal të saj.
           
Më pas është inspektuar edhe puna që po bëhet në xhaminë “Ebu Bekër” për meremetimin, lyerjen dhe zbukurimin e ambienteve të brendshme të xhamisë qëndrore të Shkodrës.
           
Pas një dite të lodhshme, në inspektimin e vakëfit dhe diskutimin për larminë e aktiviteteve të Myftinisë Shkodër dhe përmirësimin e shërbimeve fetare në kryeqendrën veriore, drejtuesit e lartë të K.M.Sh. kanë mbyllur vizitën e tyre në Shkodër.             

K. Kraja

Drejtues të lartë të K.M.Sh vizitë pune në Myftininë Shkodër - 30 nëntor 2011