Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së hënës, më 28 nëntor 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka inspektuar punimet për meremetimin dhe lyerjen e ambienteve të brendshme të xhamisë qendrore të Shkodrës, “Ebu Bekër”.
           
Pasi ka parë nga afër punën e madhe që po bëhet për të rehabilituar xhaminë kryesore të Shkodrës, Myftiu ka theksuar se kjo iniciativë ka një vlerë të madhe, duke marrë parasysh edhe pozitën e kësaj xhamie për qytetin e Shkodrës dhe frekuentimin e madh nga besimtarët.

Ai ka theksuar se investimi për të meremetuar, lyer e zbukuruar xhamitë e Shkodrës, është në vetëvete një investim për vetë qytetin, që prezantohet denjësisht me xhamitë e tij dhe mesazhet qytetëruese, morale e shpirtërore që ata përçjnë në shoqëri, në veçanti me xhaminë “Ebu Bekër”, që është kthyer edhe në një ndër pikat më të preferuara për vizitorët e shumtë dhe turistët që shkelin në Shkodër.
           
Me këtë rast, Myftinia Shkodër vlerëson punën dhe angazhimin serioz të imamit të xhamisë “Ebu Bekër”, teologut Idmir Plaku, për të lobuar maksimalisht në afrimin e bamirësve dhe donatorëve të ndryshëm besimtarë, në shërbim të interesave të xhamisë “Ebu Bekër”.
           
Njëkohësisht, Myftinia Shkodër lajmëron të gjithë besimtarët se për shkak të punimeve në brendësi të xhamisë “Ebu Bekër”, ajo do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, më 5 dhjetor 2011.

 

 

Nis faza e re e punimeve në xhaminë “Ebu Bekër”

Nis faza e re e punimeve në xhaminë “Ebu Bekër”

Nis faza e re e punimeve në xhaminë “Ebu Bekër”

Nis faza e re e punimeve në xhaminë “Ebu Bekër”