Ditёn e hёnё, mё 19
korrik 2010, myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari, i shoqёruar edhe nga
disa imamё tё Myftinisё Shkodёr si dhe
Myftiu i Pukёs, H. Gёzim Kopani, ka
vizituar familjen Mustafa nё Fushё
Arrёz, pёr t’u shprehur ngushёllimet e
tij pёr humbjen e 3 familjarёve tё tyre
nё aksidentin e para dy ditёve tё
ndodhur nё fshatin Dom tё Komunёs
Gjegjan, nё afёrsi tё Pukёs. Aksidenti
nё fjalё qё mori 14 jetё njerёzish,
ёshtё konsideruar si njё tragjedi
kombёtare.
Gjatё ngushёllimeve, Myftiu i Shkodrёs
ёshtё lutur pёr shpirtrat e pjesёtarёve
tё familjes Mustafa qё humbёn jetёn para
dy ditёve, si dhe pёr shёndetin e 3
fёmijёve tё kёsaj familje qё gjenden tё
shtruar nё Spitalin Ushtarak tё Tiranёs.
“Ёshtё njё dhembje e madhe qё ka
pushtuar jo vetёm zemrat tuaja, por tё
çdo shqiptari. Humbja e familjarёve tuaj
na ka brengosur pa masё dhe ne lutemi me
zemёr qё All-llahu me mirёsinё dhe
butёsinё e Tij, t’i pёrfshijё nё
mёshirёn e Tij tё pakufijshme. Njёkohёsisht
ju vё nё dijeni se ditёn e xhuma, mё 23
korrik 2010, nё tё gjitha xhamitё e
Shkodrёs, do tё zhvillohet njё lutje e
posaçme pёr shpirtrat e familjarёve tuaj
qё humbёn jetёn nё kёtё aksident tragjik”-
ka thёnё Myftiu.
Ai ka garantuar se Myftinia e Zonёs
Shkodёr do tё jetё pranё familjes
Mustafa, nё mёnyrё qё kjo dhembje tё
kapёrcehet sa mё parё.
Ilir Dizdari
|
|
|
|