Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisë së Kirasit, të xhumanë, më 25 nëntor 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur mbi disa nga mësimet që dalin gjatë leximit të ngjarjes së hixhretit të profetit Muhammed (a.s), para 1433 viteve. Ka qenë kjo tema e hytbes së kësaj xhumaje, duke marrë parasysh se ditën e shtunë, më 26 nëntor 2011, mbarë bota islame përkujton fillimin e vitit të ri hixhri 1433.
           
Gjatë hytbes, Myftiu është ndalur te elementët kryesorë të komplotit të idhujtarëve të Mekës kundër të dërguarit të All-llahut dhe fesë së tij, duke bërë disa krahasime me ditët e sotme dhe përballjen e Thirrjes Islame me komplote të ngjashme, si në Shkodër, Shqipëri e në mbarë botën.
           
“Ajo që lexohet lehtë sot, është një aleancë e gjithanshme, sa djathtas-majtas, kundër moralit islam dhe virtyteve islame në këtë vend. Në këtë pikë, bijtë shpirtëror të idhujtarëve mekas, nuk kanë ndryshuar aspak nga baballarët e tyre të lashtë! Mbrëmë, në një nga kanalet shqipfolëse, flitej për nudizmin! Njëri, thërriste si i çmendur që edhe në dhomat e ndenjes shqiptare të vendoset një tabllo nudo! Kjo, pa dyshim është një fatkeqësi e madhe dhe një tregues i qartë i degjenerimit dhe i degradimit moral dhe intelektual që po ndodh në vendin tonë me shpirt islam, si e si për t’u zhveshur nga shpirti i tij i vërtetë! Por, njeriu dhe djalli, sado që të bëjnë aleanca, nuk mund ta tjetërsojnë ngjyrën e shpirtit dhe drejtimin e tij! Sado që njerëz të ndryshëm në këtë vend, ta shesin fenë e tyre, të tjetërsohen, të bëhen kameleonë e të përçudnohen, nuk i bëjnë asnjë dëm kësaj feje të madhnueshme që e mbron vetë Zoti!

Unë dua që kur të lexojmë hixhretin, të pyesim veten se çfarë kemi bërë ne si muslimanë gjatë viteve të fundit për vendin tonë? Ne, realisht, ka dekada që kemi vdekur, nuk ekzistojmë më! Nuk po flas për disa muslimanë që frikësohen nga hija e mentaliteteve provinciale e ruajtja e rrogës pas një kolltuku me vrima, jo, jo! Po flas për muslimanët, muslimanë! Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.
           
Njëkohësisht, ai ka falënderuar edhe imamin e xhamisë Kiras, teologun Ylli Buraniqi, këshillin e xhamisë dhe krejt bamirësit që kanë kontribuar dukshëm për ta ndryshuar pamjen e xhamisë së Kirasit.           

Pas faljes së namazit të xhumasë, besimtarët kanë marrë pjesë në një koktejl që është shtruar me rastin e kësaj xhumaje dhe përfundimit të fazës së re të meremetimeve në xhami.

 

 

“Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!” - 25 nëntor 2011

“Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!” - 25 nëntor 2011

“Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!” - 25 nëntor 2011

“Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!” - 25 nëntor 2011

“Realisht, Shqipërisë dhe Shkodrës, ka dekada që i mungojnë muslimanët!” - 25 nëntor 2011