Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së hënës, më 21 nëntor 2011, është zhvilluar mbledhja e radhës së Këshillit të Myftinisë Shkodër. Në rend të ditës ka qenë informacioni i Myftiut në lidhje me ecurinë e disa projekteve në lidhje me shfrytëzimin e vakëfeve të shenjta. Myftiu ka vënë në dijeni këshilltarët për aprovimin që Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i ka bërë dy projekteve të rëndësishme të Myftinisë Shkodër në lidhje me shfrytëzimin e vakëfeve në të mirë të zhvillimit ekonomik të Myftinisë.
           
Njëkohësisht ka shpjeguar edhe rëndësinë e madhe që ka shfrytëzimi i vakëfeve të çertifikuara për të pasuruar Myftininë Shkodër, që ajo të ketë pozicionin e saj që i takon në realitetet e Shkodrës.
           
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për disa projekte që lidhen me shfrytëzimin e mëtejshëm të pronave të Myftinisë Shkodër, të cilat janë mirëpritur nga anëtarët e Këshillit të Myftinisë Shkodër dhe pritet të nisin proceduart për zhvillimin e tyre.
           
Myftiu ka vënë në dijeni këshilltarët se Myftinia ka bërë një kërkesë, në emër të Këshillit të Myftinisë Shkodër, mbi emërtimet e disa shesheve dhe rrugëve, për të cilat është marrë miratimi i Këshillit të Myftinisë që në mbledhjen e fundit.
           
Në këtë mbledhje është dhënë edhe sihariqi i daljes në qarkullim i botimit të përvitshëm të Myftinisë Shkodër, “Buletin”, nr. 1, si dhe i botimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: “Aktivitete 1 (2010-2011)”, në të cilin shpaloset aktiviteti dhe veprimtaria një vjeçare e institucionit drejtues të muslimanëve shqiptarë.
           
Është folur edhe mbi 20 vjetorin e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, që do të kremtohet me datën 12 dhjetor 2011. Me këtë rast Myftiu ka lajmëruar dërgesën e një kërkese pranë Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në të cilin ka kërkuar nderimin e katër drejtorëve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në këto 20 vite, me titullin: “Mirënjohje e Qytetit”. Në këtë kërkesë, ka theksuar Myftiu, është përfshirë edhe grupi prej 20 mësuesish, të cilët ishin nismëtarët dhe mësimdhënësit e parë në këtë institucion të rëndësishëm arsimor të Shkodrës.
           
Mbledhja ka vazhduar me një pasqyrë të projekteve të Medresesë, me rastin e 20 vjetorit të saj, që është bërë nga drejtori i saj, z. Kujtim Dervishi. Ai ka theksuar se ky 20 vjetor i gjimnazit më të madh në Shkodër, duhet të shërbejë si një motivim për ta rritur nivelin e shërbimeve ndaj komunitetit.
           

Kleves Kraja

 

 

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Myftinisë Shkodër - 21 nëntor 2011

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Myftinisë Shkodër - 21 nëntor 2011

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Myftinisë Shkodër - 21 nëntor 2011

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Myftinisë Shkodër - 21 nëntor 2011