Ditën e mërkure, më
16 nëntor 2011, në kuadër të përkujtimit
të 21 vjetorit të rihapjes së xhamisë së
Plumbit, Myftinia Shkodër ka organizuar
një sërë aktivitetesh fetare për të
mbajtur të gjallë në memorien e
besimtarëve këtë ditë të shënuar.
Aktivitetet e kësaj dite kanë nisur
me pritjen e haxhilerëve, në oborrin e
xhamisë së Parrucës. Më pas, Myftinia ka
organizuar faljen e namazit të iqindisë
në xhaminë e Plumbit. Me këtë rast, janë
mbajtur fjalime përkujtimore dhe është
bërë një lutje në nder të besimit dhe
lirisë së tij. Me shumë emocion është
ndjekur fjalimi i mbajtur në këtë xhami
para 11 viteve nga i ndjeri Hafiz Sabri
Koçi.
Ndërkohë, në mbrëmje, është
zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi me
temë: “16 nёntor 2011 – 21 vite
liri besimi”.
Aktiviteti që është zhvilluar nё sallёn
e konferencave nё Grand Hotel Europa, ka
nisur me referatin me temë: “16
nёntor 1990- njё ditё qё s’duhet harruar”
mbajtur nga H. Mithat Myftija, imam i
xhamisë së Plumbit. Gjatë fjalës së tij,
z. Myftija ka kujtuar emocionet dhe
peripecitë e ditëve të para të
angazhimit të qytetarëvë shkodranë për
rihapjene xhamisë së Plumbit.
Më
pas ka referuar teologu Idmir Plaku,
imam i xhamisë “Ebu Bekër”. Në referatin
e tij me temë: “Liria e besimit
dhe vlerёsimi i saj”, ai ka
folur mbi rëndësinë dhe vlerën e lirisë
së besimit dhe domosdoshmërinë e
përfitimit nga kjo liri për ta
praktikuar si duhet fenë dhe besimin.
Kanë përshëndetur edhe drejtori i
Medresesë “Haxhi Shesh Shamia”, z.
Kujtim Dervishi, imami i xhamisë së
Rusit, H. Fejzi Zaganjori dhe Myftiu i
Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.
Aktiviteti ka vazhduar me fjalën e
Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari,
cili ka theksuar se kjo është dita e
Hafiz Sabri Koçit, të cilën nuk duhet ta
harrojmë, as ne as brezat që vijnë. Ai
ka theksuar se detyra e jonë është të
kujtojmë atë fjalim të mrekullueshëm të
Hafizit të Shkodrës e të mbarë
Shqipërisë, për të cilin do ta kujtonte
me këto fjalë: “Gëzimi më i
madh imi ka qenë më 16 nëntor 1990...
sikur linda përsëri. Kur shkova te
xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi me
njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në
kala. Altoparlantet rreth e përreth...
Të gjithë filluan të bien tekbir.
Brohoritnin. Masa gjithnjë e më tepër
merrte flakë... Kam hipur në një tribunë
të ngritur për atë qëllim. Mezi e
përmbaja veten dhe s’mundja t’ju besoja
syve të mi... S’kisha parë në jetën time
aq të tubuar, mbi 55 mijë vetë... E
pashë veten aq të lumtur, saqë nuk kisha
gajle edhe sikur të bija edhe kurban.
Nuk kishte gëzim më të madh për jetën!”.
Në fund, Myftiu ka bërë prezent
projektet e reja për rehabilitimin e
plotë të xhamisë së Plumbit, që do të
financohen nga qeveria e Kuvajtit në
bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe
Bashkinë e Shkodrës.
Ahmed
Mahiri
|
|
|
|
|
|