Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

"Nuk ka bereqet dhe mirëqenie në rrethet tona, sepse kemi humbur ndjesinë e vëllazërisë së shenjtë islame! Sa më shumë që muslimanët të kujdesen për harmoninë e sinqertë në mes vete, aq më shumë begati dhe mirëqenie do të ketë shoqëria e jonë! Ngase ne pretendojmë vëllazërinë islame, që në realitet prishet dhe degjeneron sa prishet interesi dhe kapriçoja e njerit a tjetrit, jemi kështu si jemi! Zoti na ruajtë nga hipokrizia!"- ka qenë një ndër mesazhet e përcjellura nga Myftiu Imam Muhamed Sytari nga minberi i xhamisë së fshatit Shtoj i Vjetër, të xhumanë, më 18 nëntor 2011.
           
Nëpërmjet mesazheve të kësaj xhumaje, Myftiu ka vënë theksin te shenjtëria e vëllazërisë islame, në kontekstin e reflektimit, pas 21 viteve të rihapjes së xhamisë së Plumbit dhe rilejimit të besimit me ligj në vendin tonë.
           
Myftiu ka tërhequr vëmendjen se sa më shumë që muslimanët të angazhohen për t’u ndërgjegjësuar se vëllazëria islame nuk është vetëm ajo që plotëson kapriçon, por një thirrje shpirtërore për të jetuar në harmoni me tjetrin, pa interesa e paragjykime, aq më të fortë do të jenë muslimanët në shfaqjen e tyre shoqërore!
           
Ndërkohë, në hytben e dytë, ai ka falënderuar angazhimin e imamit të ri të kësaj xhamie, teologut Ervil Kuçi, i cili po e gjallëron javë pas jave xhaminë e këtij fshati duke afruar rininë dhe duke përhapur mesazhe qytetëruese nëpërmjet hytbeve të tij.
 
V. Mehmeti

Vlera të vëllazërisë së shenjtë islame në hytben e Myftiut në fshatin Shtoj i Vjetër - 18 nëntor 2011