Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në kuadër të 21 vjetorit të përkujtimit të rihapjes së xhamive dhe rinisjes së aktivitetit fetar në Shqipëri, Myftinia Shkodër ka botuar për të parën herë në historinë e saj botimin e përvitshëm të titulluar: “BULETIN”.
           
Në faqet e tij të shumta, janë përshirë aktivitetet kryesore dhe zhvillimet që kanë karakterizuar punën dhe veprimtarinë e Myftinisë Shkodër.
           
“Buletini” i Myftinisë Shkodër është një botim i përvitshëm që ka për qëllim të vendosë në duart e lexuesit një prezantim sa më të detajuar të aktivitetit të Myftinisë, shoqëruar edhe me një album fotografik, që dëshmon momentet më të spikatura të këtij aktiviteti.
           
Sikurse është shkruar edhe në parathënien e tij: “Dalja në qarkullim e Buletinit të parë të Myftinisë Shkodër është në të vërtetë një ngjarje e shënuar në fushën e letrave islame në gjuhën shqipe. Ishte koha, që amaneti i Thirrjes Islame të na nxiste drejt shkrimit dhe arkivimit të historisë sonë, në të cilën jemi vetë personazhe që i japim jetë.

Në të, lexuesi do të gjejë shpirtin me të cilin ka lëvizur gjatë këtij viti Myftinia Shkodër. Aktivitete të shumta shkencore dhe fetare, pritje të persona­liteteve të ndryshme fetare dhe laike, takime zyrtare, inspektime të shumta të xhamive dhe vakëfeve të shenjta, mbledhje dhe iniciativa pozitive, atmosfera e muajit Ramazan, ndihma ndaj nevojtarëve dhe të varfërve, deklarata me rastin ngjarjeve dhe ditëve të shënuara islame, emisione televizive etj, janë një pjesë e konsiderueshme e asaj çfarë mund të lexohet në këtë botim të ri të përvitshëm të Myftinisë Shkodër.”

 

 

“BULETIN”, nr. 1 i Myftinisë Shkodër sheh dritën e botimit