“Takimi me All-llahun në ditën e 
							gjykimit”, ka qenë tema e mbajtur nga Myftiu Imam 
							Muhamed Sytari në hytben e xhumasë së datës 11 
							nëntor 2011, në xhaminë e fshatit Ura e Shtrenjtë.
            
							E veçanta e kësaj xhumaje në fshatin e largët ka 
							qenë pjesëmarrja e një grupi të rinjsh muslimanë nga 
							Shkodra, të cilët e kanë shoqëruar Myftiun në këtë 
							të xhuma, duke u bërë pjesë e xhematit të xhamisë në 
							Urën e Shtrenjtë.
            
							Në hytben e xhumasë, Myftiu ka bërë thirrje që të 
							mos jetojmë në hutim, larg besimit dhe botës së tij. 
							Ai ka argumentuar se njeriu do të pyetet për jetën, 
							për veprat dhe se si e ka kaluar kohën që iu dha në 
							këtë botë. 
							
							Ndër të tjera, ka theksuar: “Ajetet kur’anore na 
							nxisin që të reflektojmë dhe të kuptojmë se kjo botë 
							është jetëshkurtër dhe se një ditë, krejt ne do të 
							dalim para All-llahut të Madhëruar, ku do të presim 
							rezultatin e llogarisë! Dua të pyes: Ku janë sot ata, 
							që shitën fenë për kënaqësitë e kësaj bote kalimtare? 
							Ku janë sot ata që mallkuan, shanë dhe u munduan të 
							denigrojnë Islamin në këtë vend? Prandaj them: I 
							lumi ai që kupton se jeta pa besim është një jetë pa 
							kuptim e pa begati dhe angazhohet të jetojë e të 
							punojë si besimtar vepërmirë! Sot, në realitetet 
							tona, ka prej atyre që kanë neveri nga thirrja e 
							besimit dhe mesazhet që ai u jep njerëzve. 
							Vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga periudha më e 
							errët e historisë sonë kombëtare, ajo e regjimit 
							komunist! 
							
										Kemi nevojë të reflektojmë dhe ta kërkojmë 
							Zotin për t’i kërkuar falje e për t’u drejtuar me 
							krejt qënien tonë drejt Tij! Kemi nevojë të dëshmojë 
							çdo gjë përreth nesh për besimin tonë dhe qëndrimin 
							tonë në të!”.           
							
							
							Gjatë kësaj hytbeje, ai ka ftuar të pranishmit që 
							t’i konsiderojnë sprovat e jetës si mundësi afrimi 
							me All-llahun (xh.sh) dhe shkallë lartësimi në botën 
							e besimit dhe shpirtit të tij. Në këtë pikë ai i 
							është referuar hz. Ibrahimit (a.s) dhe hz. Daudit 
							(a.s) në marrëdhëniet e tyre me Zotin e gjithësisë.
| 
                
                					 | 
| 
                
                					 | 
| 
                
                					 | 
| 
                
                					 | 
| 
                					 | 
