Ditën e hënë, më 7 nëntor 2011,
në atmosferën e begatë të Kurban Bajramit, Myftinia
Shkodër ka bërë shpërndarjen e qindra pakove me mish
për të varfër e nevojtarë të shumtë në qytetin e
Shkodrës dhe në zonën e Postribës.
Një pjesë e veçantë e kësaj ndihme është ndarë edhe
për Azilin e Pleqve dhe Jetimoren e qytetit të
Shkodrës.
Në këtë aktivitet humanitar ka qenë i pranishëm edhe
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në një
komunikim për mediat, me këtë rast, ai ka thënë se
festa e Kurban Bajramit ka në thelb të saj edhe
përcjelljen e mesazheve të humanizmit dhe përkrahjes
ndaj shtresave në nevojë, e sidomos për të moshuarit
azilantë dhe për fëmijët jetimë. Ai ka bërë thirrje
që njerëzit e pasur dhe pushtetarët të drejtohen nga
këto dy institucione për të dhënë një kontribut edhe
më të madh, që atyre mos t’u mungojë dashuria,
përkrahja e ndihma. Ai ka falënderuar njëkohësisht
edhe drejtoreshën e Azilit të Pleqve, znj. Vildana
Gushta dhe drejtorin e Jetimores, z. Arian Dushaj
për angazhimin e tyre dhe përpjekjet që azilantët
dhe jetimët të jetojnë në kushte sa më komode dhe në
harmoni.
Myftiu ka uruar që ky Kurban Bajram të sjelle
sadopak atmosferën e festës në dy institucionet e
vizituara prej tij, në mënyrë që askush të mos
përjashtohet nga vëmendja dhe përkujdesja në ditë të
gëzueshme e të begata si ato të bajramit.
Nga ana e tyre edhe drejtuesit e dy institucioneve
kanë falënderuar Myftiun e Shkodrës për këtë
p��rkujdesje dhe për ndihmën bujare me rastin e
Kurban Bajramit.
Al.Hoxha
|
|
|
|
|
|