Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nё kuadёr tё bashkёpunimit tё Myftinisё Shkodёr me shtёpitё e ndryshme botuese islame nё trojet shqiptare dhe jashtё tyre, ditёn e enjte, mё 15 korrik 2010, nё ambientet e Myftinisё Shkodёr ka mbёrritur njё dёrgesё me libra e Shtёpisё Botuese “Logos-A”, nё Shkup. Nё pёrbёrje tё saj janё 17 tituj librash tё vlefshёm, dhuratё pёr bibliotekёn e Myftinisё Shkodёr.
           
Nё mes tё kёtyre librave, pёrmendim veprёn e plotё tё Imam Vehbi Ismailit nё 8 vёllime, kolanёn me botimet e studiuesit islam Nexhat Ibrahimi nё 10 vёllime, si dhe fjalorё dhe vepra tё tjera me vlerё tё autorёve tё afirmuar si: Ismail Bardhi, Melazim Krasniqi, Xhevat Lloshi etj.
           
Kujtojmё se kjo dhuratё e çmueshme pёr bibliotekёn e Myftinisё Shkodёr vjen pas vizitёs qё drejtuesit e Sh. B. “Logos-A” bёnё nё Myftininё tonё, mё 29 maj 2010 dhe kёrkesёs zyrtare qё Myftiu i Shkodrёs u drejtoi atyre pёr pasurimin e bibliotekёs sё Myftinisё Shkodёr.
           
Me kёtё rast, Myftinia Shkodёr shpreh mirёnjohjen e saj pёr drejtuesit e Shtёpisё Botuese “Logos-A” dhe kontributin e madh qё kanё dhёnё nё ringjalljen dhe pasurimin e jetёs intelektuale islame nё trojet shqiptare nёpёrmjet botimeve cilёsore nё fusha tё ndryshme tё dijes, nё gjuhёn tonё shqipe.