Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pas namazit të iqindisë së ditës së shtunë, më 5 nëntor 2011, që përkon edhe me Ditën e madhnueshme të Arefatit, Myftinia Shkodër ka organizuar një mexhlis dhikri dhe duaje, në xhaminë e Parrucës.
           
Pas faljes së namazit me xhemat, të pranishmit kanë dëgjuar një bisedë të shkurtër fetare nga Myftiu Imam Muhamed Sytari, në të cilën ka vënë në dukje madhështinë e Ditës së Arefatit dhe dobitë e dhikrit dhe të lutjes në këtë orë, në të cilën haxhilerët e mbarë botës luten në malin e mëshirës, në hapësirat e Arefatit.
           
Mexhlisi ka vijuar me leximin e sures “Jasin” dhe janë bërë disa dhikre dhe salavate nën drejtimin e Myftiut.  

Me shumë emocion është bërë duaja e këtij mexhlisi, në të cilën besimtarët janë lutur për forcimin në besim, për shëndetin, mirëqenien dhe begatinë në jetë, për forcimin e harmonisë dhe lidhjeve vëllazërore, për ruajtjen nga tendencat përçarëse, për ruajtjen e rinisë nga imoraliteti, devijimi në besim, humbja e kohës etj.

Një lutje e posaçme është bërë edhe për haxhilerët shqiptarë dhe të mbarë botës, që po plotësojnë ditë pas dite ritualet e haxhit të këtij viti në vendet e shenjta.
           
Në përfundim të këtij mexhlisi, besimtarët janë uruar me njëri-tjetrin duke u bërë gati për iftarin e kësaj dite të kaluar në adhurime.

 

Mexhlis dhikri dhe lutje në Ditën e Arefatit - 5 nëntor 2011

Mexhlis dhikri dhe lutje në Ditën e Arefatit - 5 nëntor 2011

Mexhlis dhikri dhe lutje në Ditën e Arefatit - 5 nëntor 2011

Mexhlis dhikri dhe lutje në Ditën e Arefatit - 5 nëntor 2011