Në pritje të ditës së begatë të
Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër është angazhuar
për ta reflektuar atmosferën e gëzueshme të kësaj
feste edhe nëpërmjet afisheve të ndryshme dhe
parullave me urime të shumta, në rrugët kryesore të
qytetit.
Qëllimi i vendosjes së këtyre afisheve është
sensibilizimi i muslimanëve shkodranë dhe i
vizitorëve të ndryshëm që hyjnë në kryeqendrën e
Veriut me atmosferën e kësaj feste të madhnueshme,
që rrezaton mirësi dhe begati hyjnore dhe nxitjen e
frymës së vëllazërimit dhe harmonisë fetare në
Shkodër.
Nëpërmjet këtyre parullave, Myftinia Shkodër
dëshiron të urojë të gjithë besimtarët muslimanë me
rastin e Kurban Bajramit dhe njëkohësisht të lutet
për mirëqenie, harmoni, paqe dhe begati në shtëpitë
e krejt besimtarëve.
Parullat e urimit janë vendosur në hyrje të qytetit
në Bahçallek, te Ura e Bunës, në Perash, në Parrucë,
në Rus, në Piacë, te Radio Shkodra etj.
|
|
|
|
|
|
|