Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Dita e xhuma, më 4 tetor 2011, shënon hyrjen e haxhilerëve në ihramin e haxhit. Me këtë rast, nga xhamia e Parrucës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur mbi vlerën dhe madhështinë e ditës së Arefatit. Nëpërmjet argumenteve të ndryshme, Myftiu ka theksuar se këto ditë madhnueshme janë një mundësi më shumë për t’u afruar me Zotin dhe për të forcuar besën e besimit dhe të identitetit fetar.
           
Duke iu referuar haditheve që flasin mbi madhështinë e Ditës së Arefatit, Myftiu ka vënë theksin te domosdoshmëria e përfitimit nga këto ditë për të parë secili brenda vetes se sa besimtar është dhe sa ndikon dashuria e All-llahut në jetën e tij.
           
“Realitetet e përditshme shqiptare dëshmojnë një thirrje të brendshme: “Lebbejke shejtanu lebbejk”, ndërkohë që në këto ditë, ne si besimtarë mësojmë t’i përgjigjemi vetëm All-llahut: “Lebbejkall-llahumme lebbejk”, ashtu si haxhilerët, për të dëshmuar forcën e besimit mbi cytjet e djajve të shumtë të këtyre ditëve! Këto janë ditë në të cilat duhet të thërrasim me të madhe: “All-llahu ekber”, me gjymtyrët tona, me sjelljen tonë, me marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Këto janë ditë në të cilat duhet të mohojmë djajtë dhe të shkëpusim çdo lidhje me ta!

Dita e Arefatit është ditë agjërimi për ne që nuk patëm mundësi të jëmi në haxh këtë vit. Është ditë në të cilën e kemi për detyrë ta shfrytëzojmë sa më tepër për të marrë begatimet dhe mëshirën e pakufijshme të Zotit të gjithësisë!”- ka thënë Myftiu.

Me këtë rast, Myftiu ka bërë edhe urimin tradicional me rastin e Kurban Bajramit, ku nëpërmjet mediave të pranishme ka uruar muslimanët për begati, mirësi dhe harmoni në këto ditë të madhnueshme të kësaj feste të shënuar.

Gjatë hytbes së xhumasë, Myftiu ka ftuar besimtarët që të agjërojnë ditën e nesërme dhe të mblidhen së bashku ditën e dielë, më 6 nëntor 2011, në sheshin bri xhamisë “Ebu Bekër” për të falur Kurban Bajramin

 

Myftiu flet mbi vlerat e Ditës së Arefatit nga xhamia e Parrucës - 4 nëntor 2011

Myftiu flet mbi vlerat e Ditës së Arefatit nga xhamia e Parrucës - 4 nëntor 2011

Myftiu flet mbi vlerat e Ditës së Arefatit nga xhamia e Parrucës - 4 nëntor 2011

Myftiu flet mbi vlerat e Ditës së Arefatit nga xhamia e Parrucës - 4 nëntor 2011