Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Pasditën e së martës, më 25 tetor 2011, Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Myftinia Shkodër kanë organizuar një aktivitet fetar me temë: “Vlera universale të haxhit dhe të Kurban Bajramit”, në vazhdën e aktiviteteve që i paraprijnë nisjes së haxhilerëve dhe pritjes së Kurban Bajramit.
           
Aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili ka uruar që haxhilerët e Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë të përjetojnë një haxh të begatë e plot mirësi e dhunti hyjnore. Ai ka kërkuar nga haxhilerët e këtij viti që t’i luten All-llahut në Shtëpinë e Tij të Shenjtë, ta pastrojë këtë vend nga haramet dhe zullumet e panumërta, që kthejnë pas rrugën e zhvillimit të vendit.
           
Në referatin e tij: “Mesazhe tё vёllazёrisё islame nё adhurimin e haxhit”, teologu Altin Loshi ka hedhur dritë mbi filozofinë mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia vëllazërore në haxh. Ai ka specifikuar, se përtej diferencave të ndryshme sociale, kulturore dhe ekonomike, në sezonin e haxhit të gjithë janë të barabartë dhe të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm. Ai ka kërkuar nga haxhilerët që të përfitojnë sa më shumë nga mësimet e haxhit dhe të kthehen muslimanë më të fortë e më të vendosur në fenë e tyre.
           
“Kurban Bajrami- festё pёr mbarё muslimanёt e botёs”, ka qenë tema e referatit të mbajtur nga nën/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu. Në fjalën e tij, ai ka hedhur dritë mbi historinë e hz. Ibrahimit (a.s) dhe të birit, hz. Ismailit (a.s).  Ai ka vënë në dukje se përtej moshës së thyer dhe dëshirës së madhe për të pasur një djalë, hz. Ibrahimi nuk u kursye për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit, për ta bërë kurban atë. Këtë thirrje, duhet ta përvetësojmë edhe ne në jetën tonë, sidomos në këto ditë të haxhit, ku nga mbarë bota haxhilerët mblidhen në vendet e shenjta për të dëshmuar besim dhe përulje para All-llahut (xh.sh).
           
Aktiviteti ka vijuar edhe me një insert, ku është shfaqur një kolazh me pamje të haxhit dhe përcjelljes së haxhilerëve shkodranë ndër vite.
           
Me shumë emocion është përcjellur dëshmia e pesë haxhilerëve të përzgjedhur për të rrëfyer emocionet e tyre të haxhit në këtë mbrëmje fetare. Në kujtimet e tyre, haxhilerët e nderuar: Ylli Gurra, Edmir Smajlaj, Liljan Idrizi, Adnan Zekja dhe Hadi Hoxha, kanë treguar për momentet më kulminante të haxhit në jetën e tyre. Nëpërmjet këtyre kujtimeve ata e kanë përlotur sallën dhe e kanë mbushur me një pëshpirtësi të veçantë haxhi. Ata janë lutur që edhe haxhilerët e këtij viti të marrin sa më shumë nga shpirti i madh i këtij adhurimi të mrekullueshëm dhe të kthehen shëndosh e mirë në Shkodër.
           
Në përfundim të këtij aktiviteti me vlera shkencore dhe shpirtërore, është shpërndarë edhe botimi i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, “Haxhi dhe Kurbani”, si dhe numri i ri i gazetës “Udha Islame”.

Al.Hoxha

“Vlera universale të Haxhit dhe të Kurban Bajramit”, në një tribunë plot emocione - 25 tetor 2011