Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së shtunës, më 22 tetor 2011 ka mbërritur për një vizitë në Shkodër z. Ylber Fetahu, anëtar i bordit të Qendrës Islame Shqiptare Amerikane në Phoenix të Arizonës, si dhe muezin në “Greenway Masjid”. Në shoqëri të tij ka qenë edhe imami i nderuar nga Dibra e Madhe, z. Xhemail Çupi.
           
Në bisedën e përzemërt, në zyrën e Myftiut Imam Muhamed Sytari, vizitorët kanë shprehur kënaqësinë e kësaj vizite në qytetin e Shkodrës. Njëkohësisht ata kanë diskutuar në lidhje me domosdoshmërinë që ka lidhja dhe afrimi i muslimanëve dhe imamëve me njëri-tjetrin.
           
Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës ka shprehur gëzimin e tij për këtë vizitë. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për Qendrën Islame Shqiptare Amerikane të Phoenix, në Arizona, si dhe të drejtuesit të saj Imam Didmar Faja, për kontributin e madh në ruajtjen e traditave fetare islame për komunitetin musliman shqiptar atje, por jo vetëm.  

Myftiu ka theksuar se një kontribut i vyer i kësaj Qendre Islame që po afirmohet dita-ditës për mesazhet e harmonisë dhe vlerave të kulturës së besimit islam, është edhe revista e saj “Udhëzimi”. Myftiu ka vënë në dukje se gjurmët e shkruara sot, janë historia që u lëmë pas brezave të nesërm, të cilët do të gjykojnë veprat e kohës sonë.
           
Në fjalën e tij, Myftiu ka falënderruar për vizitën edhe imamin nga Dibra e Madhe, z. Xhemail Çupi, duke theksuar se ka ardhur dita që Myftinitë e trevave shqiptare të afrohen edhe më shumë, me aktivitete të përbashkëta dhe iniciativa të dobishme për bashkësitë muslimane të vendeve përkatëse.
           
Më pas, Myftiu dhe vizitorët kanë këmbyer dhuratat e kësaj vizite, si simbole të një miqësie dhe vëllazërie të fortë dhe të shëndoshë.
           
Gjatë kësaj vizite në Shkodër, z. Ylber Fetahu dhe z. Xhemail Çupi, të shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës, kanë falur namazin e mesditës në xhaminë e Parrucës, ku kanë mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse për besimtarët e pranishëm. Ndërkohë, pas drekës së shtruar për nder të vizitorëve, ata kanë falur namazin e iqindisë në xhaminë “Ebu Bekër” dhe kanë bërë një vizitë në disa prej stacioneve tradicionale të kulturës dhe qytetarisë së Shkodrës.

Myftiu pret një përfaqësi të Qendrës Islame Shqiptare Amerikane të Arizonës - 22 tetor 2011