Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së xhumasë, më 21 tetor 2011, në Myftininë e Shkodrës është zhvilluar një mbledhje me një grup të imamëve të qytetit. Temë e kësaj mbledhje ka qenë organizimi i ceremonisë së përcjelljes së haxhilerëve, si dhe masat që duhen marrë për pritjen e Kurban Bajramit.
           
Në fjalën e tij, Myftiu ka dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me mënyrën e organizimit të ceremonisë së përcjelljes së haxhilerëve, si një traditë e vjetër e hoxhallarëve të Shkodrës, që rinisi të vihej në jetë vitin e kaluar. Ai ka theksuar se kjo traditë e mirë, duhet respektuar edhe si një dëshmi e gjallë e besimit dhe lidhjes së këtij kombi me fenë islame, fenë e baballarëve!           

Ndërkohë, edhe imamët kanë dhënë mendimet e tyre për ceremoninë e përcjelljes së haxhilerëve, por edhe për mënyrën e organizimit të faljes së Kurban Bajramit të këtij viti, që do të jetë ditën e dielë, më 6 nëntor 2011.

 

Imamët diskutojnë në prag të Kurban Bajramit - 21 tetor 2011

Imamët diskutojnë në prag të Kurban Bajramit - 21 tetor 2011

Imamët diskutojnë në prag të Kurban Bajramit - 21 tetor 2011