Pasditen e tё enjtes, 
										mё 8 korrik 2010, nё ambientet e sallёs 
										sё konferencave tё medresesё “Haxhi Sheh 
										Shamia”, dega e djemve, Myftinia Shkodёr 
										ka organizuar njё aktivitet 
										fetar-shkencor me rastin e Natёs sё 
										Madhe tё Israsё dhe Miraxhit.
               
										
										Aktiviteti nё fjalё ka mbledhur 
										besimtarё tё shumtё, intelektualё 
										muslimanё, tё rinj e tё reja qё kanё 
										ndjekur me vёmendje programin e 
										larmishёm tё aktivitetit nё fjalё.
               
										
										Nё fjalёn e hapjes, Myftiu i Shkodrёs 
										Imam Muhamed Sytari ka shpjeguar arsyet 
										e kёtij tubimi fetar dhe ka theksuar se: 
										“Israja dhe Miraxhi janё njё kushtrim i 
										fortё qё muslimani tё jetё njeri i kohёs 
										sё tij nё shoqёri! Muslimani qё beson nё 
										Isra dhe Miraxh duhet tё mendojё tё jetё 
										prijёs dhe shembulltyrё nё kohёn dhe 
										vendin e tij, tregtari nё tregёtinё e 
										tij, mjeku nё misionin e tij, studenti 
										nё pёrpjekjet e pёrditshme, prijёsi 
										fetar nё thirrjen e tij, besimtari nё 
										marrёdhёniet e tij me Zotin, tjetrin, 
										shoqёrinё! Si jo, kur natёn e Israsё dhe 
										Miraxhit, nё haremin e Mesxhidi Aksasё, 
										Resulull-llahi (a.s) falej imam nё mes 
										tё krejt pejgamberёve tё All-llahut! Pas 
										Muhammedit (a.s) falej Ibrahimi (a.s), 
										Musai (a.s), Isai (a.s), tё gjithё pa 
										pёrjashtim pas tё dёrguarit mёshirё pёr 
										gjithёsinё! Prandaj mos tё lejojmё qё 
										kjo Natё e Madhnueshme tё na kalojё nё 
										rutinёn e pёrvitshme, rutinёn e 
										neglizhencёs harbute, me tё cilёn shpesh 
										trajtojmё mёsimet dhe udhёzimet e fesё 
										tonё!
            
										Isra dhe Miraxhi na inspirojnё reformёn 
										dhe ndryshimin, pastrimin nga pluhuri i 
										rutinёs, angazhimin serioz me tekstet 
										hyjnore, kontekstet dhe nёntekstet e 
										tyre, leximin pёrtej harfeve, vullnetin 
										pёr tё kaluar nga njё gjendje nё njё 
										tjetёr, nё pёrshkallёzimin lartёsues 
										drejt pёrsosmёrisё sё virtyteve, moralit 
										e performancёs gjithёpёrfshirёse nё 
										adhurime!”
               
										
										Mё pas, programi ka vijuar me temёn e 
										mbajtur nga imami i xhamisё sё Perashit, 
										teologu Adem Pizga, i cili ka zbardhur 
										kuptimet e ajetit tё parё tё sures 
										“Isra”, ku nё mёnyrё tё detajuar ka 
										hedhur dritё mbi domethёnien dhe 
										kuptimin e kёtij ajeti tё madhnueshёm.
               
										
										Nё fjalёn e tij, teologu Arben Halluni, 
										ka folur mbi rёndёsinё e Miraxhit nё 
										lidhje me obligueshmёrinё e namazit. 
										Nёpёrmjet ngjarjeve dhe  ajeteve tё 
										ndryshme, ai ka paraqitur para tё 
										pranishёmve madhёshtinё e namazit dhe 
										vlerёn qё ai ka nё jetёn e pёrditshme tё 
										muslimanit.
              
										
										Aktiviteti ka rezervuar njё surprizё tё 
										kёndshme pёr tё pranishmit, kur 6 
										vjeçari Selim Jakupi, ka recituar 
										pёrmendёsh disa pjesё nga Kur’ani 
										Famёlartё. Me zёrin e tij, ai ka 
										ngjallur emocione tё shumta ndёr tё 
										pranishmit qё e kanё uruar me zemёr pёr 
										kёtё dhuratё tё kёndshme nё kёtё Natё tё 
										Madhe.
               
										
										Nё fjalёn e tij thirrёsi islam Lavdrim 
										Hamja ka bёrё njё krahasim nё mes 
										mrekullisё sё Israsё dhe Miraxhit dhe 
										arritjeve tё fizikantёve dhe 
										shkencёtarёve tё ndryshёm botёrorё. 
										Fjala e tij ёshtё shoqёruar edhe me 
										pamje nё monitor, ç’ka e ka bёrё edhe mё 
										tёrheqёse referatin e tij.
               
										
										Nё fund tё aktivitetit, tё pranishmit 
										kanё patur mundёsinё tё shijojnё disa 
										fragmente nga pjesa e Mevludit: “Miraxhi 
										i Hazreti Pejgamberit”, lexuar nga 
										teologu Altin Loshi, i cili ka bёrё edhe 
										mbylljen e kёtij aktiviteti.
										
                        				
Ilir Dizdari
										Imam i xhamisё Tophanё
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
										
												 | 
| 
										
												 | 
| 
										
												 | 
