Ditёn e hёnё, mё datё 10 maj 2010 ka mbёrritur nё Shkodёr pёr njё vizitё njёditore, dijetari dhe bamirёsi i shquar islam nga Turqia, Osman ef. Nuri Topbash.
Gjatё vizitёs sё tij, ai ka zhvilluar njё takim me besimtarё dhe intelektualё muslimanё tё Shkodrёs, ku ka folur mbi madhёshtinё e fesё islame dhe nevojёn qё ka njeriu pёr tё pastruar veten e tij nga hijet e gjynahit, pёr t’u afruar pёr çdo ditё me Krijuesin e gjithёsisё.
Ai ka marrё pjesё edhe nё programet qё kanё organizuar dy medresetё, ajo e vajzave dhe e djemve, me rastin e kёsaj vizite tё shtrenjtё tё Hirёsisё sё tij nё qytetin tonё.
Ndёrkohё ditёn e martё, mё 11 maj 2010, ai ka zhvilluar edhe njё vizitё nё myftininё e Shkodrёs, ku ёshtё pritur nga myftiu i Zonёs, Imam Muhamed Sytari.
Me kёtё rast, me propozimin dhe kёrkesёn e myftinisё Shkodёr, Kёshilli Bashkiak i Shkodrёs i ka akorduar dijetarit tё shquar Osman Nuri Topbash titullin e lartё “Qytetar Nderi” i Shkodrёs.
Ceremonia e dorёzimit tё kёtij titulli ёshtё zhvilluar nё ambientet e myftinisё Shkodёr, ku kanё qenё tё pranishёm edhe kryetari i Bashkisё Shkodёr, z. Lorenc Luka, kryetari i kёshillit tё Bashkisё Shkodёr, z. Fatbardh Lohja dhe personalitetet kryesore tё kёsaj bashkie.
Pas kёsaj vizite, dijetari turk ёshtё nisur drejt Kosovёs, ku do tё zhvillojё njё vizitё tё shkurtёr.
V. Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|