Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e shtune, më 15 tetor 2011, është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të Myftinisë Shkodër dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Të pranishëm në këtë marrëveshje në mes të dy institucioneve islame, kanë qenë Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe homologu i tij Lutfi ef. Ballek, të shoqëruar nga këshillat përkatëse dhe imamë të dy qyteteve.
           
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të Myftinive, dy nënshkruesit e saj kanë dhënë edhe mesazhin e tyre para këshilltarëve, imamëve dhe mediave të pranishme.
           
Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka theksuar se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit në mesin e dy Myftinive dhe imamëve përkatës. Ai ka thënë se ky binjakëzim na nxit për të punuar edhe më shumë në kuadër të harmonizimit të kontributeve tona në shërbim të interesave kombëtare dhe ato të fesë sonë të pastër islame! Myftiu ka pohuar se kjo marrëveshje, do të jetë një shembull shumë pozitiv në rrugën e forcimit të harmonisë dhe vëllazërisë në mes të bashkësive islame të trevave shqiptare.
           
Ndërkohë, edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, Lutfi ef. Ballek, ka theksuar se kjo marrëveshje është një shembull i mirë që duhet ruajtur dhe trashëguar në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta të dy institucioneve për të mirën e fesë dhe mësimeve të saj. Ai ka theksuar se Shkodra dhe Prizreni sot, janë lidhur edhe më shumë, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje historike. Ai ka përmendur se kjo marrëveshje do të hapë horizonte të reja në kuadrin e bashkëpunimit institucional në mes të dy Myftinive.
           
Në përfundim të mesazheve përkatëse, dy drejtuesit fetarë kanë këmbyer dhuratat e rastit, si simbolikë e këtij tubimi dhe nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të dy institucioneve.
           
Më pas, të pranishmit kanë zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë vëllazëror, për të kaluar në një vizitë në disa prej pikave historike të trashëgimisë islame të Shkodrës, në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, në Xhaminë e Plumbit etj.            

Në përfundim të kësaj vizite, Myftiu ka shtruar një drekë për nder të Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe grupit shoqërues.

 

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit - 15 tetor 2011

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit - 15 tetor 2011

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit - 15 tetor 2011

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit - 15 tetor 2011

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit - 15 tetor 2011