Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 14 tetor 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e fshatit Ura e Shtrenjtë. Fillimisht ai ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim me besimtarët e këtij fshati, cili gjendet i rrethuar nga bukuri të shumta natyrore.

Gjatë hytbes së tij, Myftiu ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve të pranishëm drejt domosdoshmërisë së sakrificës në rrugën e ruajtjes së fesë. Ai ka thënë, se pavarësisht vështirësive të jetës, muslimani nuk duhet të qëndrojë burrërisht në fenë e tij dhe të mos e ndërrojë atë për asgjë të shtrenjtë të kësaj bote.
           
Gjatë hytbes së kësaj xhumaje, Myftiu ka përmendur shembullin e sahabiut të nderuar Abdullah ibni Hudhafe Es-Sehmi dhe rezistencën e tij para Çezarit të Romës, si një ndër rrëfimet më emocionale të qëndrueshmërisë së njeriut besimtar para tiranisë dhe barbarisë së idhujtarisë injorante.

“E kam përmendur edhe një herë tjetër këtë histori të shtrenjtë për zemrën time. Do të doja ta flisja në çdo hytbe, në çdo takim me vëllezërit e mi. Abdullah ibni Hudhafe është një shembull i mrekullueshëm i qëndrueshmërisë në besim dhe i rezistencës ndaj joshjes për ta ndryshuar besën e Resulull-llahit (a.s). Ai i refuzoi tërë ofertat e të parit të Romës, për të ruajtur fenë e All-llahut dhe besimin e tij. Sot, shumë familje muslimane shqiptare, që kanë emigruar në Evropë, po i ndryshojnë zakonet dhe traditat, po e harrojnë besën e besimit dhe po marrin zakone dhe tradita që nuk i shkojnë një muslimani!?”- ka thënë Myftiu.

Në përfundim të kësaj xhumaje, Myftiu është lutur sëbashku me besimtarët e pranishëm për më të mirën e tyre, familjeve të tyre dhe krejt bashkësisë besimtare.

 

Hytbeja e xhumasë në fshatin Ura e Shtrenjtë - 14 tetor 2011

Hytbeja e xhumasë në fshatin Ura e Shtrenjtë - 14 tetor 2011

Hytbeja e xhumasë në fshatin Ura e Shtrenjtë - 14 tetor 2011

Hytbeja e xhumasë në fshatin Ura e Shtrenjtë - 14 tetor 2011