Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrëmjen e së mërkures, më 5 tetor 2011, nëpërmjet valëve të televizionit Rozafa, teleshikuesit kanë pasur mundësi të ndjekin një intervistë me Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari, në emisionin “Outside” të gazetarit Elvis Nabolli.
           
Në qendër të vëmendjes ka qenë problemi i pronave të Myftinisë Shkodër dhe kalvari i pafund i kthimit dhe kompensimit të tyre nga shteti shqiptar.
           
I pyetur në lidhje me këtë çështje, Myftiu ka pohuar se ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga ndryshimi i sistemit në Shqipëri, komuniteti musliman vazhdon të jetë më i persekutuari në mesin e komuniteteve të tjera fetare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave. Ai ka theksuar se akoma sot, me qindra dosje të Myftinisë Shkodër nuk kanë marrë drejtim as zgjidhje, duke shkaktuar një dëm ekonomik të paimagjinueshëm për institucionin e muslimanëve të Shkodrës.

Gazetari e ka pyetur Myftiun edhe në lidhje me disa prej pronave kryesore të Myftinisë Shkodër që akoma nuk janë kthyer. Me këtë rast, Myftiu ka rreshtuar disa prej zonave vakëf, të njohura në qytet si pjesë e trashëgimisë islame, që për fat të keq nuk i janë kthyer të zotit. Ai ka përmendur krimin e madh që është bërë me hisen e Myftinisë te Hotel Rozafa, me pronat e shumta në atë që e ka quajtur si zona muzeale e Shkodrës, bri kalasë, në zonën turistike në Zogaj, në Zdralej e në shumë vende të tjera, ku Myftinia gëzon të drejtën e pronësisë dhe kthimit në identitet të këtyre pronave.

Myftiu ka theksuar se ata që mendojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre mbi prona të grabitura, në të vërtetë e ndëshkojnë veten e tyre me mungesën e begatisë, mirëqenies dhe zullumin e uzurpimit të padrejtë!

Myftiu ka ndëshkuar edhe të gjithë ata drejtues, gjyqtarë, avoketër, kryetarë të Bashkisë, drejtorë të drejtorive të ndryshme etj, të cilët kanë bërë dallavere dhe janë tallur me pronat e muslimanëve të Shkodrës. Ai ka theksuar se këta njerëz, jo që nuk do të kenë mbarësi në jetën e tyre, por njëkohësisht do të dëshmojë historia për faqen e zezë të tyre!

Në këtë intervistë, Myftiu ka tërhequr edhe vëmendjen e pushtetarëve, duke u kujtuar se komunitetet fetare, e në veçanti ai musliman, janë më të rëndësishëm sesa të neglizhohen nga ana e tyre, sikurse ndodh sot në vendin tonë!

Myftiu ka konfirmuar edhe një herë se do të vazhdojë të kërkojë të drejtat e komunitetit të tij në të gjitha format legjitime. Ai ka sensibilizuar opinionin e gjerë se uzurpimi i pronave të shenjta vakëf, është një mallkim mbi ta dhe mirëqenien e tyre!
 

A.Mahiri

 

Myftiu flet për pronat vakëf në “Outside” - emision në Tv-Rozafa, 5 tetor 2011

Myftiu flet për pronat vakëf në “Outside” - emision në Tv-Rozafa, 5 tetor 2011

Myftiu flet për pronat vakëf në “Outside” - emision në Tv-Rozafa, 5 tetor 2011

Myftiu flet për pronat vakëf në “Outside” - emision në Tv-Rozafa, 5 tetor 2011