Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisë së Parrucës, ditën e xhuma, më 30 shtator 2011, Myftiu ka folur mbi pasojat negative që ka padrejtësia dhe shtimi i saj mbi begatinë dhe harmoninë e shoqërisë. Shkak i kësaj hytbeje është bërë ajo që Myftiu e ka quajtur “maskaradë e radhës” me çështjen e vakëfit në zonën turistike në Zogaj.
           
Në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu ka theksuar se zullumi është një mizori, me anën e të cilit prishet begatia dhe mbarësia në jetë. Duke iu referuar ajeteve dhe haditheve profetike, Myftiu ka thënë se kur personi që i është bërë padrejtësi i lutet Zotit, duaja e tij do të pranohet, sado që të zgjasë përgjigjja hyjnore!  

Myftiu ka thënë se gjatë harkut kohor të një shekulli persekucioni ndaj muslimanëve dhe simboleve të tyre në Shkodër dhe Shqipëri ka qenë i vazhdueshëm. Ai ka përmendur këtu çështjen e pronave dhe shumë të drejta të tjera të muslimanëve në këtë vend, të cilat janë mohur dhe nëpërkëmbur haptas dhe pa asnjë pengesë.
           
Gjatë hytbes së kësaj jave, Myftiu ka kërkuar nga muslimanët e Shkodrës që të angazhohen për ditë e më shumë për të jetuar bashkarisht, për të kontribuar për njëri-tjetrin, për ta përkrahur njëri-tjetrin dhe për t’u ndihmuar në mes vete, në të gjitha sferat e jetës. Ai ka kërkuar që imamët dhe teologët të marrin rolin e tyre drejtues të xhemateve, jo atë të krijuesit të hallkave personale, që nuk shohin gjë tjetër përtej vetes!
           
Në hytben e kësaj xhumaje është folur edhe për padrejtësitë e shumë drejtuesve dhe njerëzve me pushtet në Shkodër në hak të pronave të Myftinisë Shkodër. Myftiu e ka cilësuar këtë veprim të përsëritur si shfaqje e Islamofobisë dhe tendencave mesjetare ndaj bashkësisë muslimane. Këtë, ai e ka përforcuar me shembuj konkretë që dëshmohen dukshëm në Shkodër.
           
Në fund të hytbes, duke iu referuar Kur’anit, Myftiu ka thënë: “Zullumet dhe zullumbërësit, sado që të vegjetojnë mbi këtë tokë, të zhytur në botën e haramit dhe korrupsionit, një ditë do të kenë një fund dëshpërues! Dhe këtë dëshpërim do ta marrin prej Zotit të Gjithësisë, i Cili nuk e thyen premtimin e Tij!”
 

M.Myftija

 

“Zullumet e zullumbërësve e kanë fundin dëshpërues!” - 30 shtator 2011

“Zullumet e zullumbërësve e kanë fundin dëshpërues!” - 30 shtator 2011

“Zullumet e zullumbërësve e kanë fundin dëshpërues!” - 30 shtator 2011