Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 29 shtator 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka inspektuar vendin ku mendohet të ndërtohet xhamia e re e Urës së Bunës, mbi të njëjtin truall, ku ka ekzistuar para vitit 1967.
           
I shoqëruar nga administratori i Myftinisë, z. Kleves Kraja, menaxheri i pronave, z. Blendi Alushi dhe donatori për ndërtimin e xhamisë së re, z. Gani Kryeziu, Myftiu ka parë nga afër mundësinë e zbatimit të projektit, që tashmë është dorëzuar në Myftini dhe është i gatshëm për zbatim.
           
Me këtë rast është parë në terren vendi ku do të ndërtohet xhamia e re, hapësirat e gjelbërta dhe vend-pushimi për kalimtarët dhe vizitorët e saj.
           
Myftiu ka theksuar se ndërtimi i kësaj xhamie, në këtë truall vakëf, mbi të cilin qëndronte më parë xhamia e vjetër, është një sihariq i mirë për banorët e zonës, për bashkësinë muslimane të Shkodrës dhe për vetë përhapjen demografike të objekteve të kultit në Shkodër.

Myftinia Shkodër falënderon donatorin për ndërtimin e kësaj xhamie, z. Gani Kryeziu dhe lutet që shembulli i tij të bëhet shkak që edhe biznesmenë dhe donatorë të tjerë të afrohen për të kontribuar për rimëkëmbjen e infrastrukturës së xhamive të Shkodrës.
 

K.Kraja

 

Gati projekti per xhaminë e re te Ura e Bunës - 29 shtator 2011

Gati projekti per xhaminë e re te Ura e Bunës - 29 shtator 2011

Gati projekti per xhaminë e re te Ura e Bunës - 29 shtator 2011

Gati projekti per xhaminë e re te Ura e Bunës - 29 shtator 2011

Gati projekti per xhaminë e re te Ura e Bunës - 29 shtator 2011