Ditën e shtunë, më 24 shtator
2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
inspektuar nga afër vijimin e punimeve për
përfundimin e xhamisë së re në fshatin Mes-Myselim.
I shoqëruar nga imami i kësaj xhamie, teologu Altin
Nikshiqi, Myftiu ka parë nga afër nivelin e punimeve
dhe intensitetin me të cilin po punohet këto ditë,
për të arritur përfundimin sa më shpëjt dhe me
cilësi sa më të lartë të kësaj xhamie të re.
Myftiu ka falënderuar brigadën e punëtorëve që po
punojnë ditë-natë për të përfunduar ndërtimin e
kësaj xhamie. Ai është njohur edhe me detaje të
punës dhe është lutur që gjithçka të kryhet sa më me
cilësi dhe kjo xhami të bëhet e gatshme për
besimtarët e saj, që e presin me padurim ditën e
inaugurimit të saj.
Gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Mes-Myselim
është hedhur me 4 nëntor 2010.
|
|
|
|