Nga minberi i faltores së
bamirësit H. Ilir Muja, ditën e xhuma, më 23 shtator
2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur
mbi modestinë, si një prej cilësive më të spikatura
të besimtarit, të përmendura në Kur’an.
Myftiu ka theksuar se modestia është një
karakteristikë e spikatur e bashkësisë muslimane dhe
individit musliman. “Argumentet kur’anore dhe
hadithet profetike në lidhje me këtë temë janë të
shumta. Detyra e jonë si muslimanë është të ruhemi
nga paragjykimi dhe mendjemadhështia, që shpesh ka
për tendencë të vrasë harmoninë dhe vëllazërinë e
shenjtë islame. Njerëz, që përziejnë moralin e së
shkuarës me pak ngjyrë islame, në të vërtetë janë
laramanë të mjerë, larg moralit të fesë dhe mësimeve
të saj!”- ka theksuar Myftiu.
Gjatë hytbes së tij Myftiu nuk ka ngurruar të vërë
në dukje faktin se në realitetin e përditshëm të
muslimanëve, ka një mospërputhje në mes të
argumenteve të fesë dhe gjendjes së jetuar.
“Në realitetin e përditshëm, shumë muslimanë sot
janë larg udhëzimeve profetike që nxisin modestinë
dhe përuljen e muslimanit në hak të vëllasë së tij
musliman. Sot, paragjykimi dhe mendjemadhështia janë
evidente dhe dëshmonjë realitetin e një shoqërie
islame të sëmurë, të infektuar nga fryma e së
shkuarës ateiste! Ata që e shohin veten me syrin e
një “gjithçkaje”, në të vërtetë janë mjeranë të
mbetur peng i së kaluarës injorante! Shoqëria islame
duhet të pastrohet prej këtij morali, që nuk është
modeli i saj!”- ka thënë Myftiu.
Njëkohësisht, në hytben e dytë të kësaj xhumaje,
Myftiu ka ftuar besimtarët që të luten për
vëllezërit e tyre palestinezë. Ai ka theksuar se ata
jetojnë ditë pas dite realitetet e terrorit, dhunës,
vrasjes dhe grabitjes më të egër të krejt historisë
së njerëzimit, nga makina e terrorit çifut, që
përherë e më shumë po dëshmon një lidhje shpirtërore
të pandarë me baballarët e shkuar, që vrisinin të
dërguarit e All-llahut.
Njëkohësisht ai ka kërkuar që muslimanët të luten
për njëri-tjetrin dhe mirëqenien e tyre, kudo në
botë.
|
|
|
|