Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e shtunë, më 17 shtator, Myftinia Shkodër ka organizuar një drekë vëllazërore për imamët e saj, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve që shërbejnë për forcimin e frymës së harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e prijësve muslimanë të Shkodrës.
           
I pranishëm në këtë drekë, Myftiu Imam Muhamed Sytari, ka theksuar se këto takime shërbejnë për ta forcuar edhe më shumë frymën e mrekullueshme të vëllazërisë islame dhe nxisin angazhim edhe më të madh në punën e përbashkët në shërbim të Thirrjes Islame.

Ai ka përmendur se kjo drekë do të kthehet në një traditë periodike, në shërbim të ruajtjes dhe forcimit të harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e imamëve dhe përfaqësuesve të strukturave të KMSh në Shkodër.
           
Myftiu ka falënderuar imamët dhe ka uruar që periudha pas Ramazanit të jetë e begatë dhe plot suksese për Myftininë Shkodër dhe krejt aktivitetin e saj. Ai ka vënë në dukje se: “Kështu si jemi sot, do të ndajmë përgjegjësitë, detyrimet dhe vështirësitë e punës së përbashkët!”.           

Gjatë kësaj dreke janë këmbyer mendime konstruktive në lidhje me çështje të ndryshme të Myftinisë dhe aktivitetit të saj, biseda të ngrohta vëllazërore etj.

 

Dreka e imamëve, në rrugën e traditës - 17 shtator 2011

Dreka e imamëve, në rrugën e traditës - 17 shtator 2011

Dreka e imamëve, në rrugën e traditës - 17 shtator 2011

Dreka e imamëve, në rrugën e traditës - 17 shtator 2011