Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisё sё fshatit Kullaj Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka hedhur dritё mbi mrekullinё e Israsё dhe Miraxhit. Duke folur mbi ngjarjet qё i paraprinё kёsaj mrekullie hyjnore, ai ka thёnё: “Mund tё ndodhё qё muslimani nё jetё tё pёrballet me vёshtirёsi tё ndryshme, sidomos kur ka marrё pёrsipёr tё jetё thirrёs islam, pёrçues i mёsimeve hyjnore, thirrjes sё teuhidit, por asnjёherё nuk duhet tё mendojё se All-llahu e braktisё nё kёtё rrugё! Ne e kemi pёr detyrё t’ua mёsojmё fenё tonё edhe familjarёve, miqve e tё afёrmve! Islamin duhet ta jetojmё nё jetёn tonё. Ai duhet tё reflektojё nё sjelljen dhe veprёn tonё, kudo qё tё jemi: nё familje, nё punё, nё dyqan, nё treg, kudo!”
           
Mё pas, duke folur mbi pjesёn e parё tё kёsaj mrekullie, ai ka thёnё se: “Fakti qё Resulull-llahin (a.s) e prisnin me mijёra burra tё bardhё nё xhaminё e Aksasё, qё tё falej imam nё mes tyre, ka njё domethёnie tё madhe pёr ne. Pas pejgamberit tonё u falёn Ibrahimi (a.s), Musai (a.s), Isai (a.s) e tё gjithё tё dёrguarit e All-llahut nga Ademi (a.s). Kjo ёshtё njё thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman qё tё jetё imam nё shoqёrinё e tij, prijёs dhe udhёheqёs me atё çfarё i ka dhёnё All-llahu, Zoti i Vetёm i botёrave!”.
           
Pas pёrfundimit tё faljes, ai ёshtё lutur pёr mbarёsinё e banorёve tё kёtij fshati, begatinё e tyre dhe lartёsimin e fjalёs sё All-llahut nё kёtё vend.
           
Nё shoqёri tё imamit tё xhamisё Kullaj, H. Kujtim Cufaj, Myftiu ka vizituar edhe kursin fetar tё kёsaj xhamie. Nё prezencё tё fёmijёve tё shumtё, frekuentues tё tij, ai ka pёrgёzuar punёn dhe pёrkushtimin e imamit tё xhamisё Kullaj, i cili ka punuar me sinqeritet dhe pёrpjekje pёr t’u mёsuar fёmijёve tё kёtij fshati mёsimet e para themelore tё besimit dhe fesё islame.

M.Hoxha

 

“Israja dhe Miraxhi- thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman!”-Kullaj, 2 korrik 2010 

“Israja dhe Miraxhi- thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman!”-Kullaj, 2 korrik 2010

“Israja dhe Miraxhi- thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman!”-Kullaj, 2 korrik 2010

“Israja dhe Miraxhi- thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman!”-Kullaj, 2 korrik 2010

“Israja dhe Miraxhi- thirrje e pёrhershme pёr çdo musliman!”-Kullaj, 2 korrik 2010