Paraditën e së hënës, më 12
shtator 2011, është zhvilluar mbledhja e radhës e
imamëve të Myftinisë Shkodër. Në rend të ditës ka
qenë rregullorja e brendshme e xhamisë, detyrat dhe
të drejtat e imamëve.
Mbledhja ka nisur me këndimin e një pjese kur’anore
nga imami H. Vehbi Dani. Më pas, teologu Arben
Halluni ka prezantuar para imamëve programin e kësaj
mbledhje dhe ka ftuar Myftiun për të mbajtur fjalën
e rastit.
Fillimisht Myftiu ka falënderuar imamët për
angazhimin e tyre gjatë muajit Ramazan. Ai ka
shprehur kënaqësinë e tij për të gjithë imamët që
kanë bërë maksimumin e tyre që muaji i begative të
shkonte me mbarësi. Njëkohësisht ka shprehur gëzimin
e tij për aktivitetet e ditës së Fitër Bajramit, në
çdo cep të Shkodrës.
Ilir Dizdari
Imam, xhamia Bardhej
|
|
|