Ditën e martë, më 6 gusht 2011,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka inspektuar
ndërtimin e xhamisë së re të lagjes Dërgut. Ndonëse
në një vend të vogël, xhamia e re ka një projekt
shumë tërheqës, në tre kate. Kati i parë i këtij
vakëfi do të shërbejë si ambient për njësi tregëtie,
ndërsa kati i dytë dhe i tretë, si vend falje për
burrat dhe për gratë.
Ndonëse punimet për ndërtimin e kësaj xhamie janë
ndaluar gjatë muajve të fundit, Myftiu ka theksuar
se Myftinia Shkodër do të ndërhyjë shumë shpejt për
të përfunduar këtë faltore të re, shumë të
rëndësishme për banorët e lagjes.
Ndërtimi i xhamisë së Dërgutit ka nisur si një
projekt bamirësie i Shoqatës “Burimi” në bashkëpunim
me Myftininë Shkodër.
|
|
|