Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e martë, më 30 gusht 2011, me rastin e Fitër Bajramit, Myftinia Shkodër ka organizuar një pritje të hapur për besimtarët dhe personalitetet e ndryshme të qytetit.

Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur një fjalë, në të cilën ka theksuar rëndësinë e fesë në ditët e sotme dhe rolin elitar që duhet të ketë besimtari në shoqërinë ku jeton. Myftiu ka kërkuar që njerëzit ta dëshmojnë fenë dhe besimin pa ndrojtje dhe pa frikë, sepse sa më shumë besimtarë që të ketë në shoqëri, aq më e mirë dhe e shëndoshë do të jetë ajo.
           
Me rastin e Fitër Bajramit, Myftiu është vizituar nga personalitetet më të larta të Arqipeshkvisë Shkodër, Prefekti, përfaqësuesit më të lartë të Bashkisë, deputetë, drejtues të partive politike në Shkodër, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, intelektualë, studiues dhe besimtarë të shumtë.

 

Pritja me rastin e Fitër Bajramit - 2011/1432

Pritja me rastin e Fitër Bajramit - 2011/1432

Pritja me rastin e Fitër Bajramit - 2011/1432

Pritja me rastin e Fitër Bajramit - 2011/1432