Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Për herë të parë gjatë këtyre 21 viteve të rihapjes së xhamisë në Shqipëri, edhe në zonën e Postribës është organizuar falja e namazit të Fitër Bajramit në shesh.

Pikërisht, ditën e martë, më 30 gusht 2011, besimtarët e xhamive Boks, Dragoç, Fshati i Ri, Milan etj, janë mbledhur në një shesh të përbashkët duke kryer sëbashku ritet e Fitër Bajramit.
           
I pranishëm në këtë tubim fetar me rastin e Festës së Fitrit ka qenë edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili ka mbajtur edhe fjalën e rastit.
 
Në fjalimin e tij, pasi ka uruar besimtarët për përfundimin me sukses të agjërimit të muajit Ramazan, Myftiu është përqendruar te vlera e harmonisë dhe e vëllazërisë islame në mesin e besimtarëve. Ai ka kërkuar nga të pranishmit që ta ruajnë fenë islame dhe ta vlerësojnë mirësinë e lirisë dhe të harmonisë së besimit në mesin e besimtarëve. Myftiu është lutur për besimtarët e Postribës, për tokën e saj dhe mbarësinë e banorëve të kësaj zone besimtare.           

Në këtë tubim, kanë mbajtur fjalë përshëndetëse edhe imamët e xhamive të zonës, janë kënduar ilahi, pjesë kur’anore dhe janë bërë lutje të ndryshme për të mirën e komunitetit.

 

Fitër Bajrami në sheshin e Postribës - 2011/1432

Fitër Bajrami në sheshin e Postribës - 2011/1432

Fitër Bajrami në sheshin e Postribës - 2011/1432

Fitër Bajrami në sheshin e Postribës - 2011/1432