Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Dita e parë e Fitër Bajramit, më 30 gusht 2011, ishte një ditë e gëzueshme për krejt Shkodrën. Me mijëra besimtarë muslimanë, u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshin bri xhamisë “Ebu Bekër”, për të falur sëbashku namazin e sabahut, si dhe namazin e Fitër Bajramit.
           
Pas faljes së namazit të sabahut nën drejtimin e imamit të xhamisë “Ebu Bekër”, teologut Idmir Plaku, ka nisur edhe ceremonia e Fitër Bajramit. Në tribunën e përgatitur me këtë rast kanë mbajtur fjalime dhe biseda fetare imamët e xhamive “Ebu Bekër”, Parrucë dhe Perash. Në fjalët e tyre është bërë thirrje për vëllazëri, harmoni dhe paqe. Imamët e nderuar kanë sjellë shembuj të shumtë nga jeta e profetit Muhammed (a.s) dhe ajo e sahabëve të tij, për të nxitur më shumë kapjen pas fesë dhe përhapjen e mësimeve të larta të Thirrjes Islame.
           
Ndërkohë namazi i Fitër Bajramit është drejtuar nga Myftiu Imam Muhamed Sytari, që ka mbajtur edhe hytben e rastit. Myftiu ka uruar të pranishmit dhe mbarë Shkodrën, për agjërimin e Ramazanit dhe ka bërë thirrje që të ruhet identiteti fetar përballë sfidave të shumta me të cilat përballet feja islame në këto ditë në Shqipëri.
           
Kjo është hera e parë që namazi i Fitër Bajramit falet me një pjesëmarrje kaq të madhe në sheshin bri xhamisë “Ebu Bekër” në Shkodër.
           
Ceremonia e Fitër Bajramit në shesh është transmetuar direkt edhe nga Tv1 Channel, si dhe nga televizionet e tjera lokale në Shkodër.

 

Mijëra besimtarë muslimanë shkodranë falin Fitër Bajramin në shesh - 30 gusht 2011

Mijëra besimtarë muslimanë shkodranë falin Fitër Bajramin në shesh - 30 gusht 2011

Mijëra besimtarë muslimanë shkodranë falin Fitër Bajramin në shesh - 30 gusht 2011

Mijëra besimtarë muslimanë shkodranë falin Fitër Bajramin në shesh - 30 gusht 2011