Paraditёn e sё
martёs, mё 29 qershor 2010, Myftinia
Shkodёr ёshtё vizituar nga pёrfaqёsuesi
i OSBE nё Shkodёr, z. Walter Fugger. Me
rastin e kёsaj vizite ai ka uruar
Myftiun Imam Muhamed Sytari pёr detyrёn
e re nё drejtim tё muslimanёve tё
Shkodrёs.
Nё pozitёn e mikpritёsit, Myftiu pasi i
ka uruar mirёseardhjen pёrfaqёsuesit tё
OSBE, ka folur mbi vlerat dhe traditat
qytetare shkodrane qё burojnё nga
mёsimet e pastra fetare. “Shpresoj dhe
lutem qё gjatё qёndrimit tuaj nё
Shkodёr, tё keni mundёsi tё shijoni
veçoritё mё tё mira qё prezanton ky
qytet, si: pastёrtia, bashkёpunimi,
harmonia e mikpritja”- ka thёnё ndёr tё
tjera Myftiu i Shkodrёs.
Gjatё bisedёs sё tij, Myftiu ёshtё
ndalur edhe te tranzicioni qё po kalon
vendi ynё duke shprehur se: “Ndonёse po
bёhen 20 vite nga momenti i shkёputjes
nga e kaluara e hidhur, akoma sot tё
drejtat dhe liritё fetare lёnё pёr tё
dёshiruar nё vendin tonё, sidomos nё hak
tё muslimanёve. Kjo vёrteton se klasa
politike ёshtё akoma e papjekur dhe se
demokracia nё kёtё vend ёshtё akoma e
brishtё!”
Gjithashtu ai ka folur edhe pёr
harmoninё ndёrfetare nё vendin tonё duke
theksuar se: “Meqenёse Shqipёria ka
nisur njё rrugёtim drejt integrimit nё
familjen europiane, mendoj se veçori tё
tilla si harmonia ndёrfetare, qё e
karakterizon vendin tim, ёshtё njё vlerё
e madhe pёr tё cilёn Europa ka shumё
nevojё!”
|
|