Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nata e Kadrit është e dëshmuar si një ngjarje e mrekullueshme, në të cilën filloi zbritja e ajeteve të para të Kur’anit. Për çdo vit, nata e 27- të e Ramazanit kthehet në një vendtubim të besimtarëve nga çdo cep i vendit. Xhamitë mbushen dhe adhurimet shtohen maksimalisht, me lutje, dhikre, namaze nafile etj.
           
Edhe në xhamitë e Shkodrës, Nata e Kadrit u dëshmua, në më të mirën formë. Në xhaminë e Parrucës, pas faljes së namazit të jacisë, u krye falja e namazit tesbih nën drejtimin e Myftiut Imam Muhamed Sytari. Lutja pas këtij namazi ishte një kulm i mrekullueshëm, që mbushi zemrat e besimtarëve me forcë besimi dhe ndriçoi fytyrat me lotët e adhurimit të sinqertë.
           
Ndërkohë, nga ora 03.00 e pasmesnatës, së datës 27 gusht 2011, nën drejtimin e Myftiut gjithashtu, u bë falja e namazit tesbih dhe lutja që e pason.
           
Atmosfera e adhurimeve të kësaj nate të begatë vazhdoi me dersin e sabahut, në të cilin Myftiu ka folur rreth vlerës që ka duaja dhe nxitjen që i bën Kur’ani dhe tradita profetike besimtarit për ta përdorur atë si një garanci në jetë. Shembujt e ndryshëm nga hadithet e profetit (a.s) e kanë zbukuruar tubimin.
Myftiu i është përgjigjur edhe disa pyetjeve dhe ndërhyrjeve në lidhje me argumentet e bisedës fetare të mbajtur me këtë rast.
           
Falja e namazit të sabahut me xhemat ka qenë një dëshmi e gjallë se rinia shkodrane po afrohet për ditë e më shumë me fenë islame dhe se Nata e Kadrit dhuroi një mrekulli tjetër në këtë muaj të begatë të mirësive pafund.
           
Kjo atmosferë besimi u dëshmua edhe në xhamitë e tjera të qytetit të Shkodrës, gjatë kësaj nate të begatë.
 

Ahmed Mahiri

 

Adhurimet e Natës së Kadrit mbushin xhamitë e Shkodrës - 26 gusht 2011

Adhurimet e Natës së Kadrit mbushin xhamitë e Shkodrës - 26 gusht 2011

Adhurimet e Natës së Kadrit mbushin xhamitë e Shkodrës - 26 gusht 2011

Adhurimet e Natës së Kadrit mbushin xhamitë e Shkodrës - 26 gusht 2011