Sofra e begatë e iftarit të Natës
së Kadrit, ka mbledhur në një atmosferë festive
drejtuesit më të lartë të Myftinisë Shkodër,
drejtuesit e pushtetit lokal e vendor, intelektualë,
studiues, teologë, shkrimtarë dhe politikanë të
sferave të ndryshme në Shkodër dhe përtej saj.
E ftuar në këtë iftar ka qenë edhe Kryetarja e
Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, zv/Ministrja
e Arsimit, znj. Nora Malaj, Kryetari i Komitetit të
Kulteve, Av. Rasim Hasanaj, deputetë të Shkodrës etj.
Në momentin e hapjes së iftarit, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka përshëndetur të pranishmit, duke i uruar
për agjërimin e kësaj dite të begatë dhe duke u
lutur për mbarësinë dhe mirëqenien të gjithëve. Ai
ka falënderuar Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë,
znj. Jozefina Topalli për prezencën e saj dhe ka
shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që
respektojnë besimet dhe besimtarët në Shqipëri.
Në përshëndetjen e iftarit të Natës së Kadrit, znj.
Jozefina Topalli, ka uruar besimtarët muslimanë për
sakrificën e agjërimit dhe ka vlerësuar se këto
momente janë inspiruese për optimizëm dhe besim për
një të ardhme më të mirë dhe plot shpresa për
shqiptarët.
Iftari i Natës së Kadrit ka mbledhur sëbashku
drejtuesit më të lartë të politikës në Shkodër,
drejtues të ndryshëm të institucioneve shtetërore në
vend, prijës fetarë, njerëz të artit, kulturës dhe
biznesmenë të ndryshëm.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e
saj të thellë për sponsorizuesin e këtij iftari,
pronarin e GHE, z. Agron Çela dhe lutet për
mbarësinë e tij dhe të krejt biznesmenëve, që
kontribuojnë për komunitetin besimtar në Shkodër dhe
Shqipëri.
|
|
|
|