Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pas namazit të iqindisë së ditës së xhuma, më 26 gusht 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar ceremoninë e mbylljes së Hatmes së Kur’anit Famëlartë në xhaminë e Parrucës.

Pas faljes së namazit me xhemat, teologu Adem Pizga ka mbajtur një ligjëratë mbi rëndësinë e leximit dhe përfitimit nga Kur’ani Famëlartë.  

Në temën e mbajtur nga imami i xhamisë Perash, të pranishmit kanë pasur mundësi të përfitojnë argumente të shumta që nxisin përkujdesjen e besimtarit ndaj Kur’anit dhe leximin e tij. Imami i nderuar ka bërë thirrje që kushdo në meset besimtare, pavarësisht moshës që ka, duhet të angazhohet për ta mësuar leximin e Kur’anit në origjinal, dmth, në gjuhën arabe.

Më pas ka vijuar leximi i xhyzit të fundit të Kur’anit, me përfundimin e të cilit është bërë edhe mbyllja e Hatmes Sherife. Imamët dhe hafizët e pranishëm kanë marrë pjesë bashkarisht në këndimin e pjesëve të fundit të Kur’anit, që më pas është plotësuar me duanë e hatmes.

Aktivitetet e Natës së Kadrit do të vijojnë me faljen e namazit të teravisë, namazit tesbih dhe dhikreve të tjera me këtë rast.

 

 Hatmeja e Kur’anit në xhaminë e Parrucës - 26 gusht 2011

 Hatmeja e Kur’anit në xhaminë e Parrucës - 26 gusht 2011

 Hatmeja e Kur’anit në xhaminë e Parrucës - 26 gusht 2011

 Hatmeja e Kur’anit në xhaminë e Parrucës - 26 gusht 2011