Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

E xhumaja e fundit e muajit Ramazan 1432/2011 në xhaminë “Ebu Bekër”, ka nisur me mbylljen e hatmes së Kur’anit dhe ligjëratën e imamit të kësaj xhamie, teologut Idmir Plaku, në të cilën ka komentuar suren “El-Kadr”.
           
Ndërkohë, hytbeja e xhumasë së fundit e këtij Ramazani është mbajtur nga Myftiu Imam Muhamed Sytari. Në të, ai ka folur mbi rëndësinë që ka sot angazhimi i muslimanëve për t’iu kthyer Kur’anit me zemër. Në kontekstin e kësaj hytbeje, ai ka përmendur me shembuj konkretë, sesi perëndimorët, që nga shekulli i kaluar, janë përpjekur ta nxjerrin Librin e All-llahut nga zemrat e muslimanëve dhe ta vendosin atë në duart e tyre.
           
Myftiu ka bërë thirrje që mos të lihet pas dore Libri i All-llahut, por të respektohet, të lexohet në vazhdimësi dhe të ketë një interesim maksimal ndaj tij. Ai ka përmendur se përtej përpjekjeve të dështuara të kujtdo që përpiqet ta deformojë atë, Kur’ani ka një garanci hyjnore, që na bën edhe sot ta kemi para duarve, si ditën e parë që nisi të zbriste nga qielli.
           
Më pas, Myftiu ka sjellur disa shembuj nga mënyra e përfitimit të sahabëve dhe njërezve të shquar të këtij ymeti, nga Kur’ani Famëlartë dhe mësimet e tij.           

Në hytben e dytë, ai ka lajmëruar se namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin bri xhamisë “Ebu Bekër”, si një traditë e bukur nga traditat e profetit Muhammed (a.s).

 

“Ebu Bekër”, Myftiu mban hytben e fundit të Ramazanit - 26 gusht 2011

“Ebu Bekër”, Myftiu mban hytben e fundit të Ramazanit - 26 gusht 2011

“Ebu Bekër”, Myftiu mban hytben e fundit të Ramazanit - 26 gusht 2011

“Ebu Bekër”, Myftiu mban hytben e fundit të Ramazanit - 26 gusht 2011