Ditën e enjte, më 25 gusht 2011,
Myftinia Shkodër ka organizuar një iftar me motrat
muslimane, në prag të Natës së Kadrit. Në këtë sofër
të muajit Ramazan, kanë marrë pjesë teologe, mësuese,
edukatore, intelektuale dhe besimtare frekuentuese
të xhamive të ndryshme të qytetit.
Në emër të Myftinisë Shkodër ka përshëndetur
teologia Ferzet Ndoja, e cila ka uruar mirëseardhjen
e motrave të pranishme. Ajo ka theksuar se kjo sofër
është një nxitje më shumë për të forcuar harmoninë
dhe bashkëpunimin në mesin e grave muslimane. Ajo ka
thënë se muaji i begatë i Ramazanit është një
mundësi shumë e rëndësishme që besimtaret muslimane
të gjejnë veten e tyre në krahët e mësimeve të
shumta që përhap ky muaj i mirësive, si: vëllazërimi,
solidarizimi me njerëzit në nevojë, nxitja e
bamirësisë, kapja pas mësimeve të Kur’anit dhe
traditavë të profetit Muhammed (a.s) etj.
Ajo ka falënderuar edhe sponsorizuesin e këtij
iftari, duke u lutur që tubime të tilla të jenë sa
më të shpeshta, sepse ndihmojnë forcimin e
prezantimit të gruas muslimane në shoqërinë ku ajo
jeton dhe vepron.
Iftari i kësaj nate ka qenë i mbushur me biseda të
ngrohta rreth besimit, aktivizimit të gruas
muslimane në shoqëri, sikurse janë këmbyer edhe
këshilla dhe mendime të shumta rreth mirësive të
pafund të këtij muaji të begatë.
|
|
|
|