Duke filluar nga dita e sotme, më
22 gusht 2011, Myftinia Shkodër ka nisur organizimin
e faljes së namazit të tesbihëve, shoqëruar me
dhikre të ndryshme dhe duanë e rastit, duke filluar
nga ora 03.00 e mëngjesit, deri në kohën e ezanit të
kohës.
Ky organizimi i ri do të vazhdojë për krejt netët e
mbetura të këtij muaji të begatë, në mënyrë që
besimtarët të përfitojnë sa më tepër nga ditët dhe
netët e mira të këtij muaji plot mirësi hyjnore.
Që nga ora 03.00 e ditës së hënë, 22 gusht 2011, në
xhaminë e Parrucës, nën drejtimin e Myftiut të
Shkodrës, është kryer falja e namazit të tesbihëve,
e paraprirë nga istgfare dhe pasuar nga lutja e
rastit.
Siç transmetohet në librat e hadithit dhe të
jurisprudencës islame, namazi tesbih, ka një vlerë
shumë të madhe dhe një nxitje të spikatur profetike
për kryerjen e tij.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër fton besimtarët
muslimanë të bëhen pjesë e këtij tubimi shpirtëror,
në rrugën e përfitimit nga netët e mbetura të muajit
Ramazan.