Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga dita e djeshme gjendet në Shkodër një ekip i televizionit francez, Tv France 2, të cilët po punojnë për zhvillimin e një emisioni mbi jetën fetare dhe harmoninë në Shkodër dhe Shqipëri.
           
Ndërkohë sot, ditën e xhuma, më 19 gusht 2011, ekipi i televizionit francez ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhuma, ku ka filmuar hytben e mbajtur nga Myftiu i Shkodrës në xhaminë e Parrucës.
           
Pas përfundimit të ceremonisë së namazit të xhumasë, ata kanë zhvilluar një intervistë të gjatë me Myftiun Imam Muhamed Sytari.
           
Gazetari francez i ka drejtuar disa pyetje, sidomos rreth gjurmëve të admirueshme të harmonisë ndërfetare që ekziston në Shkodër dhe Shqipëri. Me këtë rast, Myftiu ka theksuar se Shkodra është një model i spikatur i harmonisë ndërfetare, ku bijtë e feve të pranishme respektojnë njëri-tjetrin dhe përpiqen të jetojnë në paqe, ashtu si është edhe vullneti hyjnor për këta njerëz.
           
Myftiu ka theksuar se pavarësisht viteve të errëta të sistemit ateist, që i shkatërroi dhe i prishi xhamitë dhe objektet e ndryshme të kultit, besimi mbeti në zemrat e njerëzve, i gjallë. Ai ka konstatuar se gjatë këtyre 20 viteve, Myftinia Shkodër është përpjekur të jetë një faktor pozitiv dhe ndërtues në këtë shoqëri, gjë që dëshmohet dukshëm edhe sot.
           
Gazetari francez ka pyetur nëse ky model i harmonisë ndërfetare që ekziston në Shkodër e Shqipëri, mund të jetë një shembull i suksesshëm edhe për shoqëritë e tjera në Evropë.
           
Myftiu, ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim se një ndër vlerat më të spikatura të shqiptarëve, është edhe harmonia ndërfetare, të cilën mund ta prezantojnë si një eksperiencë të suksesshme e të jetuar, edhe në Evropë. Ai ka përmendur se muslimanët shqiptarë e kanë shembullin e nxitjes për këtë harmoni në Kur’an dhe në Traditën e profetit Muhammed (a.s), i cili është dëshmuar si profeti i fundit dhe i dërguari mëshirë për gjithësinë.
           
I pyetur për hytben e xhumasë dhe arsyen e mbajtjes së një teme mbi kontrollimin e mendimit para se të përkthehet në fjalë të thënë, Myftiu është përgjigjur duke theksuar se fjala e mirë është një urë ndërtuese, ndërsa fjala e pamenduar mund të shkatërrojë urat e lidhura. Ai ka thënë, se ne duam të forcojmë urat e së mirës në shoqëri dhe të lidhim sa më shumë ura të tilla, sikurse dëshirojmë të evitojmë sa më tepër shkatërrimin e urave të dobishme që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Prandaj, ky muaj i begatë i Ramazanit shërben më së shumti për ta bërë këtë thirrje, që buron nga Kur’ani dhe Fjala e profetit Muhammed (a.s).           

I pyetur për një mesazh drejtuar muslimanëve në Francë, Myftiu ka vënë në dukje se muslimanët në Francë duhet të shfrytëzojnë besimin e tyre për t’u prezantuar si njerëz të qytetëruar dhe të ndikojnë pozitivisht në ruajtjen dhe kultivimin e frymës së harmonisë dhe besimit të drejtë në shoqërinë franceze. Ai ka ftuar vëllezërit muslimanë në Francë, të respektojnë rregullat e vendit që i ka mirëpritur dhe të ruajnë identitetin e tyre fetar, si një garanci për mbarësinë dhe suksesin e tyre atje.

 

Tv France 2, intervistë me Myftiun Imam Muhamed Sytari - 19 gusht 2011

Tv France 2, intervistë me Myftiun Imam Muhamed Sytari - 19 gusht 2011 

Tv France 2, intervistë me Myftiun Imam Muhamed Sytari - 19 gusht 2011 

Tv France 2, intervistë me Myftiun Imam Muhamed Sytari - 19 gusht 2011