Ditën e xhuma, më 19 gusht 2011, 
							në xhaminë e Parrucës ka ligjëruar Myftiu i Shkodrës 
							Imam Muhamed Sytari. Nëpërmjet minberit, ai ka folur 
							mbi rëndësinë që ka shfrytëzimi i muajit Ramazan për 
							të kontrolluar gjuhën dhe atë që del prej saj.
            
							“Një ndër lutjet më të përhapura të muajit Ramazan 
							është edhe ajo që i drejtojmë Zotit të gjithësisë, 
							kur themi: “O Zot na ndihmo të agjërojmë, të falemi 
							natën, të kontrollojmë shikimet dhe të mbrojmë 
							gjuhën”. Shpeshherë njeriu nuk mendohet para se të 
							flasë, prandaj edhe gabon. Me anë të agjërimit, duam 
							që muslimani të jetë i vëmendshëm, të mendohet para 
							se të flasë dhe të ndërtojë ura mirësie me fjalën që 
							thotë”- ka thënë Myftiu.
            
							Gjatë hytbes në fjalë, e treta e këtij muaji të 
							madhëruar, Myftiu ka folur edhe për shfrytëzimin e 
							ditëve të mbetura të këtij muaji për t’u afruar sa 
							më tepër me Zotin e gjithësisë. Këtu, ka nxitur 
							shtimin e dhikrit dhe përmendjen e All-llahut, në 
							mënyra të ndryshme, sipas traditave kur’anore dhe 
							ato profetike.
            
							Ndërkohë, në hytben e dytë, Myftiu ka tërhequr 
							vëmendjen e të gjithë atyre të rinjve që nxitohen të 
							flasin në emër të fesë dhe mësimeve të saj. Ai ka 
							kërkuar që muslimanët të jenë të vëmendshëm, sidomos 
							kur flasin rreth çështjeve të akides, adhurimeve etj.           
							
							
							Hytbeja e xhumasë së tretë të këtij muaji të 
							madhërueshëm është filmuar edhe nga Tv France 2, një 
							ekip i të cilit ka qenë i pranishëm në xhaminë e 
							Parrucës gjatë ceremonisë së xhumasë.
| 
                					 
                
                					  | 
								
| 
                					 
                					  | 
								
| 
                					 
                					  | 
								
| 
                					 
                					  | 
								
