Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisё Barbullush, Myftiu i Shkodrёs ka ngritur problemin e angazhimit tё besimtarёve muslimanё pёr tё qenё thirrёs drejt mёsimeve tё fesё sё tyre.  Ditёn e xhuma, mё 25 qershor 2010, Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e xhumasё dhe lutjet e kёsaj dite tё madhnueshme nё xhaminё e fshatit Barbullush.  

“Ajo çfarё tё kuqtё kanё bёrё me kёtё shoqёri ёshtё katastrofa mё e madhe qё i ka kapluar ato ndonjёherё! Lavazhi i mendjes, zemrёs e shpirtit qё bёnё ata me muslimanёt shqiptarё ёshtё njё mjerim i madh pёr kёtё komb! Ju qё frekuentoni xhaminё, duhet tё dini mё mirё se kushdo tjetёr se muslimani e ka pёr detyrё ta nxjerrё edhe jashtё xhamie dritёn e saj. A nuk e shihni errёsirёn e madhe dhe tronditjen shpirtёrore qё po kaplon kёtё vend e kёtё komb?”- ka thёnё ai.

Mё pas, Myftiu ёshtё ndalur te njё fenomen shumё negativ qё shfaqet aty-kёtu nё disa xhami tё fshatit. “Deri kur fanatizmi provioncial e xhahil do tё na ndalojё pёr t’i sjellё gratё, nёnat e motrat tona nё xhami? A mendoni se xhamia ёshtё ndёrtuar vetёm pёr burrat? Gaboheni vёllezёr! Mos i ndaloni gratё pёr tё ardhur nё xhami! Lёrini tё vijnё e tё pёrfitojnё, mё mirё se tё mbushin ditёn e tyre me ushqimin e televizionit e pёrtej tij! Musliman i mirё e i denjё pёr fenё e tij ёshtё ai qё e vendos veten e tij nё shёrbim tё All-llahut dhe mёsimeve tё fesё sё Tij tё pastёr!”- ka thёnё nё hytben e kёsaj xhumaje Myftiu.
           
Pas pёrfundimit tё lutjes dhe riteve tё xhumasё, ai ёshtё ndalur te nevoja e madhe qё ka kjo xhami pёr restaurim dhe mirёfunksionimin e ambienteve tё saj!

M.Hoxha

 

25 qershor 2010 

Myftiu, hatib nё xhaminё e Barbullushit, 25 qershor 2010

Myftiu, hatib nё xhaminё e Barbullushit, 25 qershor 2010