Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkure, më 17 gusht 2011, në kuadër të aktiviteteve të muajit Ramazan, Myftinia Shkodër ka organizuar një tribunë fetare me temë: “Ramazani, muaji i Kur’anit”.
           
Në referatin e tij: “Vlera të Thirrjes Islame në muajin Ramazan”, teologu Agim Elezi ka folur mbi vlerat e mëdha dhe mundësitë e shumta që krijon muaji i madhërueshëm i Ramazanit për pasurimin e Thirrjes Islame me aktivitete dhe nxitje të bamirësisë në jetë. Ne fjalën e tij ai ka vënë dukje faktin se gjatë Ramazanit, shpirti i besimtarit është më i gatshëm për ta pranuar thirrjen e besimit dhe dëshirën për të bërë mirë ndaj të tjerëve. Prandaj, ai ka vlerësuar se ky muaj duhet shfrytëzuar maksimalisht për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të Thirrjes Islame në shoqëri.
           
Ndërsa teologu Admir Temja ka folur mbi temën: “Ramazani, muaji i përkushtimit ndaj Kur’anit”. Gjatë saj, ai ka theksuar se Ramazani është muaji në të cilin ka nisur zbritja e Kur’anit Famëlartë, si udhëzim hyjnor për njeriun. Kjo, duhet të na tërheqë vëmendjen për ta pranuar Kur’anin në jetë dhe për të punuar sipas thirrjes së tij udhëzuese, është theksuar në fjalën e tij.
           
Në referatin e paraqitur para të ftuarve, ai ka përmendur se është detyrë e muslimanëve sot të jenë më të vëmendshëm dhe më korrektë me librin e Zotit, që e zbriti para 14 shekujsh, për të mirën e njeriut dhe jetës së tij në harmoni me gjithësinë.
           
Në përfundim të këtij aktiviteti, të pranishmit kanë marrë pjesë në sofrën e iftarit të kësaj nate të Ramazanit. Gjatë saj, janë këmbyer mendime, lutje dhe urime të sinqerta me rastin e këtij tubimi vëllazëror.

V. Mehmeti

 

“Ramazani, muaji i Kur’anit” dhe sofra e iftarit vëllazëror - 17 gusht 2011

“Ramazani, muaji i Kur’anit” dhe sofra e iftarit vëllazëror - 17 gusht 2011 

“Ramazani, muaji i Kur’anit” dhe sofra e iftarit vëllazëror - 17 gusht 2011 

“Ramazani, muaji i Kur’anit” dhe sofra e iftarit vëllazëror - 17 gusht 2011