Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Emisioni “Ramazani midis nesh”, që transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në Tv1 Channel, ka vijuar ditën e hënë, më 15 gusht 2011 me një bashkëbisedim shumë interesant me mjekun e përgjithshëm, dr. Arif Qerozi. “Konteksti shëndetësor i agjërimit”, ka qenë tema e bashkëbisedimit, që ka zhvilluar moderatori i këtij emisioni, teologu Arben Halluni me të ftuarin e radhës.
           
Gjatë bisedës, mjeku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme në lidhje me dobitë e agjërimit dhe favoret e ndryshme që i jep ai trupit të njeriut dhe shëndetit në përgjithësi.
           
Nëpërmjet shpjegimeve të tij, dr. Arif Qerozi ka sqaruar me profesionalizëm disa nga veçritë më të spikatura të agjërimit dhe lidhjen e tij me shëndetin e njeriut. Ai ka informuar teleshikuesit se agjërimi është një mundësi e mirë që organet e ndryshme të trupit, të pushojnë dhe të rikuperojnë energji të reja për 11 muajt në vijim. Ai ka shpjeguar sesi agjërimi i bën një transformim pozitiv energjive të qënies njerëzore, sesi qelizat, indet, shqisat dhe çdo gjë në trupin tonë përfiton nga ky agjërim njëmujor, me dobi të pallogaritshme për ne.
           
Doktori i është përgjigjur edhe pyetjeve që kanë të bëjnë me pretendimin e disa njerëzve që thonë se agjërimi i Ramazanit i shkakton dhembje të ndryshme në stomak, në kokë etj. Ai ka vërtetuar se shumica e dhembjeve të kokës, janë psikologjike sesa reale dhe ka vijuar të flasë mbi dobitë që ka agjërimi në përshpejtimin e shërimit të sëmundjeve të stomakut, deri të ulçerat e ndryshme.
           
Bashkëbisedimi për rreth një orë, ka qenë një leksion i mbushur me dobi të shumta që agjërimi i orfon njeriut që e praktikon atë. Në kontekstin e tyre, shpjegimet e mjekut ishin një trupëzim i hadithit profetik: “Agjëroni që të jeni të shëndoshë”.


“Konteksti shëndetësor i agjërimit” në emisionin: “Ramazani midis nesh” - 15 gusht 2011

“Konteksti shëndetësor i agjërimit” në emisionin: “Ramazani midis nesh” - 15 gusht 2011 

“Konteksti shëndetësor i agjërimit” në emisionin: “Ramazani midis nesh” - 15 gusht 2011