Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 12 gusht 2011, xhemati i xhamisë Perash kanë kontribuar për të shtruar një iftar vëllazëror në xhaminë e tyre. I pranishëm në këtë sofër bujare ka qenë edhe Myftiu Imam Muhamed Sytari, shoqëruar nga imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku dhe imami i xhamisë së Tophanës, z. Hysejn Muça.
           
Pas faljes së namazit të akshamit me xhemat, të pranishmit janë ulur në sofrën e shtruar me rastin e kësaj nate të bagatë të Ramazanit.  

Në fjalën e tij të rastit, imami i xhamisë Perash, teologu Adem Pizga, ka falënderuar këtë organizim dhe ka vlerësuar dëshirën e besimtarëve për të qenë sa më shumë afër njëri-tjetrit.
           
Ndërkohë, një fjalë këshilluese ka mbajtur edhe Myftiu Imam Muhamed Sytari, që ka vlerësuar harmoninë dhe vëllazërinë islame si një ndër thirrjet më të spikatura të këtij muaji të begatë. Më pas, ai ka folur rreth disa porosive profetike për rregullimin e paraqitjes së muslimanit në shoqërinë e tij.
           
Ndërsa imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku, ka folur mbi rëndësinë e konceptimit sa më mirë të mëshirës, faljes dhe amnistisë hyjnore nga ndëshkimi, në këto ditë të Ramazanit. Ai ka theksuar se sa më shumë që të lidhemi me mësimet e fesë sonë, aq më e fortë do të jetë edhe vëllazëria dhe harmonia jonë islame.           

Në përfundim, të pranishmit janë uruar dhe përshëndetur me njëri-tjetrin duke u lutur për adhurim të pranuar dhe agjërim të lehtë.


Iftar në xhaminë e Perashit - 12 gusht 2011

Iftar në xhaminë e Perashit - 12 gusht 2011 

Iftar në xhaminë e Perashit - 12 gusht 2011 

Iftar në xhaminë e Perashit - 12 gusht 2011