Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë e dytë të Ramazanit, më 12 gusht 2011, Myftiu ka zgjedhur ta falë në xhaminë e fshatit Boks, në Komunën Postribë. Në mesin e qindra besimtarëve të pranishëm, fillimisht Myftiu ka bërë një urim me rastin e agjërimit të Ramazanit, ku ka theksuar se prej mirësive të All-llahut ndaj besimtarit është edhe mundësimi i agjërimit të këtij muaji plot vlera.
           
Më pas, në hytben e xhumasë, Imam Muhamed Sytari ka folur mbi nevojën e madhe që ka besimtari për ta shtuar ndjenjën e frikës ndaj Zotit, duke rregulluar marrëdhënien e tij me veprat që bën çdo ditë. Ai ka theksuar se haramet dhe fesadi që po shtohen ditë pas dite në shoqërinë shqiptare janë një alarm jo i mirë për të ardhmen e këtij vendi. Ai ka vënë në dukje se haramet tërheqin zemërimin e All-llahut dhe kur zemërimi i Tij bie mbi një popull, është shumë vështirë për t’u rikuperuar.
           
Në kontekst të hytbes, Myftiu ka përmendur shtimin e nxitësve të imoralitetit në shoqërinë shqiptare, duke përmendur lokalet e natës, mbrëmjet e përziera me pije alkoolike, me drogëra të ndryshme etj. Një vend të veçantë në hytben e tij i ka kushtuar shtimit të kamatës dhe interesit bankar në Shqipëri. Myftiu ka konstatuar se shtimi i reklamave të interesit bankar, në të vërtetë është alarm i shtimit të vatrave kanceroze për mirëqenien e shoqërisë shqiptare.
           
Hytbeja e xhumasë ka vijuar me porosinë profetike, ku i dërguari i All-llahut (a.s) thotë: “Më garantoni gjashtë pika, t’ju garantoj xhennetin: Kur të flisni të thoni të vërtetën, kur të jepni besën ta mbani, kur t’ju besohet një amanet ta ruani, të ruani nderin, të frenoni shikimet dhe të kontrolloni dorën”.
           
Pas përfundimit të namazit të xhumasë, Myftiu është përshëndetur me besimtarët e shumtë dhe imamin e xhamisë, z. Agim Hoxha dhe ka këmbyer urimet e ndërsjellta për mbarësinë e agjërimit në vijim të këtij muaji të begatë.
 

V. Mehmeti


 Myftiu mban hytben e dytë të Ramazanit në Boks - 12 gusht 2011

 Myftiu mban hytben e dytë të Ramazanit në Boks - 12 gusht 2011 

 Myftiu mban hytben e dytë të Ramazanit në Boks - 12 gusht 2011 

 Myftiu mban hytben e dytë të Ramazanit në Boks - 12 gusht 2011