Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkure, më 10 gusht 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar një iftar, me rastin e fillimit të dhjetë ditëve të dyta të muajit Ramazan, që cilësohen si ditët dhe netët e faljes së All-llahut.
           
Në këtë iftar kanë qenë të pranishëm imamët e xhamive të qytetit dhe të fshatit, teologë të ndryshëm, anëtarët e këshillit të Myftinisë Shkodër, intelektualë dhe të rinj besimtarë, të cilët kanë kaluar një iftar në harmoni dhe në një atmosferë të begatë besimi dhe vëllazërie islame.
           
Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar shpirtin e harmonisë, vëllazërisë dhe bashkëpunimit që mbizotëron në mesin e kuadrove të Myftinisë Shkodër, anëtarëve të këshillit të saj, imamëve, teologëve dhe intelektualëve muslimanë.
           
Myftiu ka vlerësuar se këto sofra shërbejnë për ta forcuar edhe më shumë ndjesinë e vëllazërisë dhe përgjegjësisë ndaj Vëllazërisë Islame. Ai ka falënderuar edhe sponsorizuesin e këtij iftari, duke theksuar se duhet vlerësuar kontributi që japin biznesmenët muslimanë në shërbim të interesave të komunitetit të tyre.           

Në këtë iftar kanë prezantuar edhe përfaqësuesit e komunitetit musliman shqiptar në Oslo të Norvegjisë, përfaqësues të minibashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit etj.


Imamët, teologët dhe këshilli i Myftinisë në sofrën e iftarit - 10 gusht 2011

Imamët, teologët dhe këshilli i Myftinisë në sofrën e iftarit - 10 gusht 2011 

Imamët, teologët dhe këshilli i Myftinisë në sofrën e iftarit - 10 gusht 2011 

Imamët, teologët dhe këshilli i Myftinisë në sofrën e iftarit - 10 gusht 2011